Trajtimi i ekstremizmit fetar: kur injorantët shesin mend dhe mjegullojnë të vërtetën për Kosovën dhe për shqiptarët

23.07.2016 23:46:33

Rexhep Kastrati

Ka kohë që në medie të ndryshme, në portale dhe në rrjete sociale kanë vërshuar komente, qasje, por edhe analiza, me të cilat autorë të ndryshëm po mundohen të komentojnë dhe të analizojnë zhvillimet në Kosovë dhe ndër shqiptarë. Kush më shumë e kush më pak po bëhen edhe njohës të paleontologjisë, arkeologjisë dhe filozofisë antropologjike, dikush tjetër, njohës i feve dhe i sekteve të ndryshme fetare, dhe po bëhen më katolikë se papa, kurse dikush tjetër po mundohet të tregohet ekspert universal që njeh të gjitha çështjet. Dhe kur i sheh të gjitha këto, njeriut i vjen të këlthasë: lum si ne që jemi kaq të mençur dhe të gjithëdijshëm (Zoti më faltë për përdorimin e kësaj cilësie të Tij, në kontekst të njeriut!). Duket se hapësira që po ofron interneti dhe rrjetet sociale, ka mundësuar që gjithkush të thotë atë që mendon. Mirëpo, përtej të drejtës për të shprehur gjithkush mendimin e tij për çështje publike, duhet thënë se në shumë raste, këto komente, qasje e analiza, që po bëhen pa një qasje kritiko-racionale, dhe pa një argumentim të mirëfilltë shkencor, jo që po e dëmtojnë të vërtetën, por po hedhin mjegull mbi çështje substanciale që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me shqiptarët në përgjithësi. Është kështu për faktin se këta autorë, disa nga të cilët edhe anonimë fare, po përdorin shkrimësinë për të shpërndarë teza ndër më të ndryshmet që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën. Një nga gabimet që këta autorë bëjnë, është ai që ka të bëjë me qasjen sinkretike të çështjeve të tilla siç është ekstremizmi fetar, të arsyeve të shfaqjes së tij, e të cilat pastaj po nxisin autorë të tjerë të merren me paleontologjinë, arkeologjinë, filozofinë antropologjike dhe të aspekteve të tjera të qenësisë shqiptare në rajon. Në këto shkrime, sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekstremizmin fetar, po mungon qasja diakronike, përkatësisht trajtimi i tij si dukuri që ka një histori edhe në hapësirat shqiptare. Po ashtu, nuk po trajtohet ekstremizmi fetar edhe si element politik i partive politike. Ajo që po bëhet, kryesisht ka të bëjë me përpjekjet për shfajësimin e shqiptarëve nga përgjegjësia për këtë dukuri destruktive dhe kryekëput kundërfetare dhe kundërislame, duke thënë se ky ekstremizëm po na vjen nga Serbia.

1

Duke mos hedhur poshtë faktin se ekstremizmin fetar e mbështet Serbia, duhet thënë se ky ekstremizëm duhet parë edhe në kontekst të shtrirjes së tij në botë. Tashmë është e qartë se ekstremizmi fetar islamik nuk është një dukuri shqiptare, por para se të jetë shqiptare, ka qenë dhe është botërore, e edhe rekrutët e sekteve dhe shoqatave të ndryshme ekstremiste më shumë sesa nga territoret shqiptare janë nga shtete të ndryshme. Dhe ky është kompromisi i parë që këta autorë bëjnë në dëm të të vërtetës. Në anën tjetër, askush nuk trajton dot çështjen e angazhimeve të shoqërive sekrete, masonerisë, sioniozmit dhe të ndonjë sekte tjetër, siç mund të jenë iluminatët, përkatësisht sekti i asasinëve, i themeluar në kohën e Leonardo da Vinçit. Këto shoqëri dhe sekte që janë themeluar në  Angli, Francë dhe në zemër të Vatikanit, si reagim ndaj fesë së krishterë, përkatësisht si përpjekje për ta rrënuar atë, nëpër shekuj kanë mbijetuar dhe kanë ndikuar në botë qoftë nëpërmjet kontrollit mbi bankat, qoftë nëpërmjet kontrollit mbi politikën dhe qeveritë e shteteve, pasi që shumë kryetarë shtetesh, shumë kryeministra dhe shumë shtetarë, shumë bankierë dhe ekonomistë kanë qenë anëtarë të rëndësishëm të këtyre shoqërive. Autorët tanë, ose nuk kanë fare dijeni, ose kanë frikë, ose janë vetë anëtarë të shoqërive sekrete, dhe nuke trajtojnë ekstremizmin fetar islamik edhe si pjesë të angazhimeve të këtyre shoqërive sekrete që synojnë kontrollimin e botës, nëpërmjet rrënimit të feve, të demokracisë dhe të gjeopolitikave të ndryshme, dhe të stimuluar nga krizat globale që mund t’i kenë shkaktuar vetë. Bile këta autorë nuk duan të jenë as në hijen e autorëve të ndryshëm të huaj që nuk e kanë fare problem t’i trajtojnë këto çështje në dritën edhe të angazhimeve të këtyre shoqërive, e të cilët autorë të huaj, nuk hezitojnë të thonë se grupet ekstremiste, qoftë edhe ISIS, të jenë pjellë e shërbimeve të ndryshme sekrete, dhe vetë drejtuesin e supozuar të tij, ta quajnë një hebre, pjesëtar i MOSSAD-it izraelit. Nuk trajtohet dot, as çështja e lidhjes ndërmjet globalizimit dhe fesë, çështje që sikurse për ekonomitë botërore, ka edhe ndikim në zhvillimet fetare të të gjitha feve, përfshi edhe islamin. Globalizimi si ideologji që mëton të ndërtojë raporte shoqërore, ndërshtetërore, e së këndejmi edhe gjeopolitike, mbi bazën e ekonomisë së tregut dhe mbi trajtimin e vlerave materiale dhe shpirtërore si mall. Të gjitha këto aspekte, dhe të tjera, sigurisht që kanë ndikuar dhe ndikojnë në shfaqjen e ideologjive të ndryshme që përdorin emocionet fetare për të realizuar qëllimet e atyre që shfaqin këso ideologji. S’do mend se trajtimi i drejtë i këtyre ideologjive, nuk do të thotë të kesh mirëkuptim, por po ashtu nuk do të thotë se mund të thuash gjithçka për to mjafton që të jesh kundër tyre. Në fakt, përpjekja e autorëve të ndryshëm që të hedhin gur e dru që të tregohen sa më kundër, është shumë e rrezikshme, pas jo vetëm që e mban të mjegulluar të vërtetën, por edhe e nxit reagimin e kundërt, përkatësisht shton revoltën dhe bën që këto ideologji të pranohen edhe si pasojë diksursit ligjërimor në nivel të urrejtjes ndaj tyre. Dhe kjo është po aq kundërkombëtare dhe kundërfetare, sa edhe angazhimet e Beogradit për të thelluar ekstremizmin fetar dhe përçarjen fetare brenda shqiptarëve. Nëse bëhet më shumë që të tregohet thelbi i vërtetë i ekstremizmit fetar, e që është kundërislam dhe në kundërshtim me KUR’AN-in, dhe sa më shumë që do ta trajtojmë këtë dukuri si globale, e jo si shqiptare, aq më konkrete do të bëjmë arsyet se përse ne shqiptraët duhet të ruhemi nga ekstremizmi fetar islamik.

2

Në anën tjetër, sikur po heshtet fakti se ideologjia fetare islame është bërë edhe aspekt i politikës sonë në Kosovë. Dhe kur them këtë, kam parasysh faktin se përveç Partisë së Drejtësisë, edhe parti të tjera e kanë bërë ideologjinë fetare islame pjesë të tyre, sidomos në angazhimet zgjedhore. Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së dhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti i “Vetëvendosjes” dhe Lutfi Haziri, përdorimin e fesë për qëllime zgjedhore e kanë pasur shumë të theksuar. Falë këtij përdorimi, këta arritën sukseset e tyre në politkë: Hashim Thaçi i fitoi zgjedhjet edhe lokale edhe të përgjithshme falë përdorimit të fesë në tubime të ndryshme, por edhe të personaliteteve fetare; Lutfi Haziri fitoi zgjedhjet në Gjilan, po ashtu falë përdorimit të fesë dhe falë premtimeve fetare të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Duke e bërë model për fitoren e LDK-së, Isa Mustafa, kryetar i saj, bëri gabimin e madh, pasi që modeli Lutfi Haziri është edhe model i përdorimit të fesë për interesa politike. Albin Kurti, ndërkaq, nuk ngurroi që të bëhej edhe zëdhënës i aspekteve fetare dhe i ekstremizmit fetar islamik. Ramush Haradinaj, bëri gabimin e madh dhe të pafalshëm, kur u shpreh me një gjuhë fyese dhe shumë të ulët për islamin. Të gjitha këto aspekte të përdorimit politik të islamit, përkatësisht të fyerjeve ndaj tij, kanë krijuar hapësirë të gjerë për ndikime të grupeve fetare që nuk vijnë nga hapësirat shqiptare. Borxhi që politika u ka këtyre grupeve për shkak të votave në zgjedhje, e pse jo edhe për arsye të tjera, ka bërë që këto grupe të zhvillojnë aktivitet aq të hapur sa të vërehen nga të gjithë. Bile, aq shumë të kenë depërtuar në ndërgjegjen e njerëzve, sa që dalin publikisht të thonë se sikur udhëheqësi i tyre fetar të kërkonte të shkonte në Siri, do shkonte. Me fjalë të tjera, edhe për shkak të legalizimit të përdorimit të ideologjisë fetare nga politika, por edhe lidhjet e tjera të njerëzve të politikës me grupet e ndryshme fetare, kanë bërë që ekstremizmi fetar të ketë një lloj legaliteti në shoqërinë tonë dhe jo vetëm.

3

Në mungesë të një qasjeje diakronike, po mungojnë edhe qasje që e shohin realisht fenë dhe përdorimin e saj si element demonizues për shqiptarët, e qe kanë bërë historikisht sllavo-ortodoksët dhe aleatët e tyre në angazhimet e tyre kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre. Teza themelore serbe kundër shqiptarëve ka qenë pikërisht rreziku që mund të kishte Evropa e krishterë nga shqiptarët muslimanë. Me këtë tezë, e të cilën sllavo-ortodoksët dhe aleatët e tyre u munduan ta argumentonin edhe me kontributin e shqiptarëve në administrimin e Perandorisë Osamane, edhe me praninë e shqiptarëve muslimanë në ushtrinë osmane dhe me ndikimin e fesë te ta, shqiptarët u paraqitën rrezik i madh për Evropën e krishterë. Tërë kjo kishte eklipsuar kontributin e shqiptarëve në krye me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, e as pasojat që patën ata për shkak të këtij kontributi: u detyruan të paguajnë jo vetëm me braktisjen e besimit të tyre fetar, krishterimin, por edhe me taksa, tatime dhe me aspekte të tjera të sistemit fiskal, pastaj me detyrimin për shërbimin ushtarak – nizami dhe me copëtime të territoreve shqiptare. Duhet thënë se popujt sllavo-ortodoksë, përfshirë edhe serbët, u përjashtuan  nga të gjitha këto: nuk iu ndryshua feja; nuk u morën ushtarë, nuk u përfshinë në sistemin fiskal të Perandorisë Osmane, por përkundrazi gëzuan një shkallë shumë të lartë të pavarësisë. Këta popuj, kundrejt një haraçi simbolik që paguanin, gëzonin një pavarësi të madhe në vetëadministrim dhe në konstituimin shtetëror. Edhe në shekullin e XIX, të gjithë popujt sllavo-ortodoksë që ishin nën Perandorinë Osmane fituan pavarësinë e plotë, kurse të vetmit ishin shqiptarët që jo vetëm nuk u pavarësuan, por përkundrazi territoret e tyre u bënë pjesë e pazareve që Perandoria Osmane bënte me Rusinë dhe me shtete të tjera. Pra, shqiptarët, edhe pse më të keqtrajtuarit nga Perandoria Osmane, nga sllavo-ortodoksët u paraqitën si më të rrezikshmit, edhe pse vetë ata, pra sllavo-ortodoksët ishin më të privilegjuarit në kuadër të asaj perandorie. Me këtë tezë, sllavo-ortodoksët arritën që t’u bëjnë dëm të madh shqiptarëve si komb, duke shfarosur shumë prej tyre, duke dëbuar shumë prej tyre dhe duke shkombëtarizuar shumë prej tyre, si dhe duke pushtuar mijëra kilometra katrorë territor shqiptar. Këtë rrjedhë të rrezikshme kundërshqiptare, e ndërpreu presidenti Rugova, i cili e filozofinë politike të tij, që e ndërtoi mbi një sistem vlerash kombëtare dhe universale, arriti që të bënte të njohur për të gjithë botën se shqiptarët janë popull euro-perëndimor dhe i përkasin kontekstit kulturor dhe qytetërues të Kontinentit të vjetër. Ndërtimi i raporteve të mira me Vatikanin dhe personalisht me papa Vijtillën, përkatësisht me papa Gjon Palin II, mbi historinë e mirë që kishte krijuar Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe personalitete të ndryshme shqiptare me Vatikanin, e papët e ndryshëm, me Propaganda Fidean, si dhe mbi bazën që kontribtutit që shqiptarët kishin dhënë për krishterimin që nga koha e shën Palit dhe shën Pjetrit e këndej, kishte bërë që shqiptarët të mos trajtohen sipas qejfit të sllavo-ortodoksëve, por si një nga popujt tjerë euro-perëndimorë. Për hetë të parë, propaganda sllavo-ortodokse për rrezikun e Evropës nga shqiptarët muslimanë nuk pinte ujë. Në një farë mënyre, shqiptarët ishin vënë nën mbrojtjen e Vatikanit, dhe Vatikani bashkë me amerikanët patën kontributin kryesor që kombi shqiptar të mos pësonte ashtu siç kishin planifikuar sllavo-ortodoksët: të shfarosnin një pjesë të tj, të ricopëtonin territoret shqiptare. Prnadaj, angazhimi i Beogradit dhe i sllavo-ortodoksëve ishte që ta zhbënte filozofinë politike të presidentit Rugova dhe tërër sistemin që kishte ndërtuar. U përpoqën sllavo-ortodoksët që nëpërmjet agjenturave të ndryshme dhe të shoqatave të ndryshme të nxisnin ndikimin e fesë te shqiptarët. Vehabizmi ishte përpjekja e parë më seroze për ta realizuar, edhe pse jo aq e efektshme. Megjithatë vehabizmi nuk beti pa efekt te shqiptarët në Maqedoni. Thënë të vërtetën, shqiptarët në Maqedoni ranë thuajse tërësisht nën ndikimin e grupeve të ndryshme islamiste, sa që edhe protestat për të drejtat e tyre kombëtare i bënin me flamuj fetarë islamikë. Ndikimi i madh atje, nuk mbeti pa dhënë efekt edhe në Kosovë. Ndërkaq, edhe fakti se grupe islamike, u përfshinë në luftën në Kosovë, po ashtu është një ndikim që ishte bërë nëpërmjet linjës së Tiranës/Kretës së Hashim Thaçit, dhe që nuk po përmendet fare nga autorët e ndryshëm që po vërshojnë mediat, portalet dhe rrjetet sociale te ne. Gjithsesi të gjitha këta kanë bërë që ndikimi fetar dhe shfaqja e ekstremizmit fetar islamik, të mos jetë vetëm i tashëm dhe i këtyre ditëve. Koha e luftës në Kosovë dhe në Maqedoni e Kosovë Lindore, ishte kohë kur u përmbys filozofia politike më kombëtare që kanë oasur shqiptarët ndonjëherë, filozofia politike e presidentit Rugova, dhe kur u rishfaqën të gjitha dobësitë dhe elementet e tjera të dëmshme për shqiptarët e ndër të cilat ekstremizmi fetar është ndër ë kryesorët.

4

Disa autorë shqiptarë që u është mbushur mendja se janë më të mençurit e dynjasë, në vend se të thonë të vërtetën: me rënien e filozofisë politike të presidentit Rugova, i është hapur rruga të gjitha të këqijave të tjera që po u ndodhin shqiptarëve, po përpiqen që të baraspeshojnë më kotë situatën me do farë shkrimesh të karakterit paleontologjik, arkelogjik, të filozofisë antropologjike dhe të qasjeve të ngjashme, me qëllim që të argumentohet se shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe se islami është fatkeqësi për shqiptarët, gati i ngjashëm me satanizmin. Me argumente dhe me gjysëmargumente, me një sinkretizëm sui generis, e pse jo edhe me një lloj-lloj eklektizmi publicistik më shumë sesa fetar e shkencor, sikur po mëtohet të përcillet mesazhi i vjetërsisë së shqiptarëve, përkatësisht sikur duan të thonë: shqiptarët janë më të vjetër se vetë islami, duke harruar se vendet prej nga vjen ekstremizmi fetar kanë, po ashtu, histori shumë të hershme dhe që lidhet edhe me qytetërimin e hershëm asiro-babilonas. Po ashtu, këta autorë nuk duan t’ia dinë se botës nuk po u intereson se sa të vjetër jemi ne, pasi që ata e dinë më mirë se ne, se origjinën dhe historinë tonë, më mirë se ne vetë, na e kanë shkruar ata, por duan nga ne se si të pengojmë përhapjen e ekstremizmit te ne, i cili nga këtu do të mund të paraqiste rrezik të përmasave më të gjera. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për praninë e shqiptarëve në lufta të ndryshme si ajo në Siri apo Irak, por edhe në organizime të sulmeve terroriste në botë. Këta autorë që po humbin kohë, po shkruajnë lloj-lloj teksti edhe jo të argumentuara sa duhet, si dhe jashtë kontekstit të problematikës së ekstremizmit fetar, duhet të kenë kurajon dhe të pranojnë se vjetërsinë tonë, origjinën tonë dhe historinë tonë, përfshi edhe kontributin tonë si popull, si dhe pozicionin gjeopolitik, gjeostrategjik e qytetërues, e ka paraqitur dhe realizuar shkëlqyeshëm presidenti Rugova nëpërmjet filozofisë së tij politike. Kjo filozofi politike është mbështetur mbi themelet e hershme iliro-arbërore-shqiptare dhe pagano-kristiane të kombit dhe të territorit shqiptar, e rrjedhimisht edhe si një nga kontributorët e rëndësishëm të qytetërimit perëndimor. Dhe kjo do të ishte bazë për të kuptuar shfaqjen e të gjitha problemeve te shqiptarët siç janë edhe ekstremizmi fetar, paaftësia për të qeverisur dhe për të ndërtuar institucione shtetërore dhe shoqërore.

5

Përpjekja që t’i kundërvihet ekstremizmit fetar me shkrime të natyrës paleontologjike, arkeologjike dhe të filozofisë antropologjike, më shumë sesa si kundërvënie, duhet parë si mënyrë për të nxitur superioritetin e racës, që në fakt mund të jetë bazë për ndërtimin e një ideologjie glorifikuese të kombit shqiptar, ashtu siç ishte bërë gjatë viteve ’20, ’30 e ’40 të shekullit XX në Gjermani, kur u shfaq teza mbi superioritetin e racës gjermane si racë ariane, apo edhe gjatë viteve ’80 e ’90 të të njëjtit shekull, në Serbi, kur u shfaq një tezë e ngjashme për superioritetin e racës serbe, si racë e zgjedhur nga Zoti. Dihet botërisht se teza për superioritetin e racës gjermane solli ideologjinë e bashkimit kombëtar të gjermanëve, e që ishte parathënia e Luftës së Dytë Botërore, ashtu sikurse teza për supremacinë e racës serbe që solli idologjinë e bashkimit kombëtar serb,  e që ishte parathënie e luftërave gjenocidale në ish-Jugosllavi. Në këtë kuptim, shkrimet për superioritetin e racës shqiptare, mund të krijojnë ideologjinë e bashkimit kombëtar, jo e tillë çfarë ka qenë historikisht, si ideologji e një populli të copëtuar padrejtësisht dhe që duhet të ndodhë në kontekstin evolutiv dhe si shprehje e emancipimit dhe domosdoshmërisë scio-historike, por në kuptimin e një ideologjie që shqiptarët i sheh si të veçantë dhe superiorë ndaj të tjerëve. Dy ideologjitë e njgashme: ideologjia gjermane (mos të ngatërrohet e librin e përbashkët të Marksit dhe të Engelsit) dhe ajo serbe u ndëshkuan me luftë dhe me një kundërvënie globale, e së këndejmi edhe një ideologji e ngjashme shqiptare, do të mund të kishte kundërvënie globale: në rast të ndonjë lufte gjithëshqiptare, që edhe pse nuk mund të ndodhë realisht, nuk mund të përjashtohet, do të kishte një reagim rajonal dhe më gjerë kundër, kurse në rast të një qasje politiko-diplomatike si ideologji e bashkimit kombëtar, të tillë edhe çfarë po e paraqet “Vetëvendosje”, Aleanca Kuq e Zi dhe Lista për Shqipërinë natyrale, mund të ketë pasoja për tërësinë territoriale shqiptare në rajon, pasi që shqiptarët mund të humbin territore në Kosovë, në Maqedoni,  e edhe në shtetin aktual shqiptar. Dhe ngjallja e një ideologjie të superioritetit të racës shqiptare që do të përkthehej, ashtu sikurse ideologjia gjermane, apo edhe ajo serbe, në ideologji për bashkim kombëtar, që përfunduan me dëmtimin e këtyre ty popujve dhe shteteve, është interes i sllavo-ortodoksëve për të pasur arsye që të kërkohet ndryshimi i kufijve në rajon në emër të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, të serbëve, të malaziasve, të sllavomaqedonasve, të grekëve dhe të tjerëve.

Përfundimisht duhet thënë se trajtimi i çështjeve të ndryshme, përfshirë edhe çështjen e ekstremizmit fetar duhet bërë vetë bi baza të një qasjeje objektive, kritiko-racionale, pa kompleksin e frikës dhe të inferioritetit dhe as me ngjalljen e ideologjive të ndryshme racore. Të gjitha këto, jo vetëm që nuk e ndriçojnë këtë çështje në plotninë e saj, por përkundrazi vetëm sa e ndërlikojnë edhe më shumë, duke hapur kështu rrugë për interpretime gjithfarë dhe për përdorime dhe nxitje të ndryshme. Islami te ne ështl një realitet socio-hostorik, i cili, edhe pse nuk ka arritur që ta ndryshojë etnopsikologjinë tonë, veçantinë tonë kombëtare dhe ta osmanizojë apo turqizojë kulturën tonë, megjithatë nuk mund të konsiderohet thjesht një mish  huaj në trupin tonë. Nuk e heqim përgjegjësinë nga vetja nëse themi se ja këta ekstremistë po i financon Serbia, sepse këta që po quhen ekstremistë mund të jenë djemë dhe burra të ndershëm që edhe për shkak se shoqëria ku jetojnë, shteti ku jetojnë nuk u ka ofruar kushte të mira për jetë dhe mundohen që mbijetesën e familjeve të tyre ta realizojnë edhe duke u shërbyer në mënyra të ndryshme grupeve të ndryshme ekstremiste, por edhe për shkak se ne si shoqëri dhe si shtet nuk kemi qenë në gjendje t’u japim arsye të besojnë se islami nuk thotë se duhet vrarë njerëz në emër të tij, pasi që vetë si shoqëri jetojmë në një sistem të shkapërderdhur vlerash, që ka ardhur për shkak të rrënimit të sistemit të vlerave që ka përfaqësuar filozofia politike e presidentit Rugova, prandaj edhe është një sistem vlerash që funksionon mbi interesin material, mbi korrupsionin, krimin dhe dhunën. Një sistem vlerash që ka lartësuar krimin dhe dhunën, që ka institucionalizuar korrupsionin dhe vjedhjen; dhe në kushtet kur shoqëria, për pasojë të këtyre, është polarizuar edhe në trajtimin e krimit dhe të kriminelëve si akte kombëtare dhe si heronj, dhe për më tepër kur kemi një klasë politike që kaq shumë e përdor ideologjinë fetare në luftën për pushtet, është një sistem që stimulon shumë veprimtaritë ekstremiste.