​Agim Aliu: Kemi mobilizuar e pajisur punonjësit shëndetësor për përballimin e situatës

12.03.2020 22:24:38

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se po bëjnë të atë çfarë është e mundur, me të gjitha kapacitetet që të mbrojnë qytetarët nga rreziku i virusit COVID-19 apo Coronavirus.

“Ferizaj qysh javë më parë nisi ekipin shëndetësor në zonë kufitare, kemi mobilizuar e pajisur punonjësit shëndetësor për përballimin e situatës, po furnizojmë me materiale shtesë higjienike shkollat, inspektorët vazhdimisht po kontrollojnë në terren bizneset për rritjen eventuale të çmimeve të produkteve, anuluam të gjitha ngjarjet me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve e pa më të voglin dyshim, më të nevojshmen, po e bëjmë dezinfektimin e hapësirave e godinave publike.

Me kujdes të shtuar e zbatim të masave mbrojtëse, ky rrezik më lehtë do të tejkalohet”, ka shkruar Aliu në Facebook.