Njerëz të humbur e të harruar

27.12.2018 11:25:05

Tiransja e rrebeluar e Sulo turjakasi katundar

Pjesë nga Ditari im, për njerëz të humbur nga lufta (3)


Sinan Kastrati

E në Turjakë jeta vazhdonte si më parë. Kishin mbetur shumë pakë njërëz që e kujtonin Sylën. Më tepër flisnin plakat kur shiheshin në ara duke marrë ndonjë kungull për me qit ndonjë pite me kungull (Kungullur) ose nëpër megjat e arave duke marrë bari për vjeta,

-Eh moj bijë shkoj der ai djali. Ani as letër nuk i qoj babes e nanes vetë se.

– Nana e shkretë s`kish la ven pa shku me shkrua hajmali te hoxhallart e thonë se ish shku edhe nëpër tyrbe të dervishëve e teqetë  Sheh Medinit e sheh Bakisë në Rahavec e te sheh Brahimi në Lubizhdë të Hasi. Ish kân edhe në Kishë të Zaqishtit e “paska kesh syreti”.po, jo,  kun “ilaq s`kish gjet”.

Kështu bisedonte halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit me Safien e Islam Maliqit.

-Jo, jo. Pa thonë se ish shku n`Shypni e atje te koka n`hapsane. Paska fol edhe atje keq për qata, qysh e kan emnin  nuk e di por e paskan shti në hapsane e i paskan thân, “qitu ki mu kalb”.

Dhe fjalët rriteshin si brumi i simiteve e … por asgjë nuk dihej.

U shym ni axhak e iu mshil dera ni shpije.

Eh Sanija e ngratë po grue e mirë qi a kân. Vdiç pi “mullanit” n`bark. Sa e ka dasht at dalë. Nuk i pritej deri kur i binte dhetë.

Nuk m`rrini me e martue e as mi ja majt f`minë n`prehen.

Edhe pleqt e kaujtonin me mall Sylën.

Shpesh kur binte llafi i Sylës, ata e ngrihnin tymin e cigares fortë e shikonin arën e Bratatinit e thonin: Eh i shketi, e la shkret gjith kit arë.

E malet e Syles rriteshin. Krent e katunit kishin thân. Kurrkush nuk guxon me ia pre malin e Syles. Ai ka me u kthye.

Kështu kalonin ditët e majt e asgjë nuk dihej. Kishin kalua disa vjet, afro 30 e ai as nuk k`thehej e as nuk qonte letër. Po kujna me i qu?

Edhe axha i kish dek (vdek) pa e pa djalin e vellait.

Një troh ymyd kishi pas kur ish ardh ajo qika pej (prej) Tirane por edhe ajo ish dek (vdek).

Mâ nuk din se ku me vet e as ku me kqyr.

Mocanikët e Sylës po plakeshin, e Syla?

A është gjallë Syla?

Ky ishte fati i Sylës dhe i shumë tjerëve si Syla që kishin luftua me hakikat për me u shlirue e vetë komunistat shqiptarë e serbë i kishin burgos.

-Dashten me na prish “Vllaznim-Bashkimin”, thonin ata të hyqmit.

Dikush nga mësuesit e Turjakës kishte propozua që shkolla e re të mbaj emrin e e Sylës, por ata të komunës e kishin refuzua dhe kishin marrë masa ndaj tij, “Vrejtje”.

Tiransja e vogël kishte lënë shumë letra nga bisedat e letrat që ia kishte dhënë nëna.

Nga ato letra shihej se Syla ishte gjallë dhe i fortë por nuk dihet se ku është.

Pjesë nga bisedat dhe letrat e Sylës,Sulo turjakasit dhe tiranses:

Turjak. -Tiranse po mos te kisha ty, nuk di se çka do të më ndodhte. Ne edhe kur nuk pajtohem, flasim. Pra pa ty, jeta nuk ka kuptim.

Tiran. -Sa i mire. E di ate ndjenje. Eshte nje erresire totale. Nuk do te jetosh kot.  Naten e mire, Sulo i im!

Turjak. -Jam duke e percjell Festivalin.

Tiran. -Eshte i bukur. Po te mendoja ty. Une e dua shume muziken. Babele, djali i Anita Takes, Kujtim Prodani.

Turjak. -Oh po te isha aty, nuk do ta shikoja festivalin por do ti puthja faqet e tua!

Tiran. -Eshte kantautore. Une do te kerceja per ty, do te te perdridhesha ty.

Turjak -Ky eshte kengetar i madh.

Tiran. -Kush? Keta te gjithe deri tani jane te njohur. Po, Gjergj

Leka. Eshte 55 vjec. Ka 40 vjet qe kendon.

Turjak. – te puthi gojen tende te vogel!

Tiran. -Poooo! Mos pusho se puthuri. Me puth, me puth e prape… Kujtohu!

Turjak. Te kam edhe shpirt e zemer edhe dashnore e shoqe.

Tiran. -Teme puthesh. Po. Me ke 4 gjera te ndryshme. Edhe une te kam. Zemer e shpirt, dashnor e mik e cdo gje …

Turjak. Oj e bukura e dheut, ti do te mbetesh e paharrueshme jo vetem ne lagjen tënde si femi, nxënëse e studente por edhe pse ti i theve kufinjet politike te Shqiperise, qave detra e oqeane, me e mira tiranse.

Tiran. -Te dua shume!

Turjak. -Oj te lutem tiranse, dua ti puthi duart e kembet! Jane te mjaftueshme per mua, qe aq shume me djeg malli per ty Tiranse. Premtimet nuk jane te mira por per ty do premtoja edhe ato qe nuk do mund ti beja, e din pse? -Sepse do isha afer teje.

Tiran. – Do te flesh?

Turjak. -Te puthi Ballin!

Tiran. -Jane te tuat.

Turjak. -Jo, nuk dua te fle!

Tiran. -Hahahahaha. Ke nje kengetar fantastik nga Prizreni.

Turjak. – Por po e percjelli festivalin, tash e prezentuan.

Tiran. -Po, Zeri i bukur. Ai është shume simpatik.

Turjak. -Jo, mendova mos me te pengua as ty, prandaj te propozova pak ”pushim”. Tiransja ime, a pershendetemi?

Tiran. -Po! Naten e mire e gjume te embel!

Turjak. -Naten e mire!

Tiran. -Te puth!

Turjak. -Mire mjesi oj tiranse! Te falenderoj per biseden e mbremshme, dje pasdreke dhe letrat, ne mbremje e pasdarke. Ishe ajo qe une e dua, me te gjitha te mirat, pa asnje (fjale) te keqe. Tiransja ime, jam i sigurte se me nuk kemi asnje mosmarrveshje e as mesheftesi. Te dua tiranse!

Tiran. -Mire mengjes, Sulo ! Dje ishte nje bisede nga ato qe mbeten ne kujtese! Ti dhe une kishim te njejten xhirro dje, Rrotullimi. Pra ne harmoni.

Turjak. -Jam duke shkruajtur por bisedat me tiransen, nuk po mund ti qes ne leter.

Tiran. -Sulo, urime per shkrimin. Ti e ke kete me pasion dhe besoj se nuk e ke personale me H. Thaçin.Por ai padyshim është burre i keq. Te gjithe behen kur arrijne aq lart. Por me shkrin se sa here nxjerr shkrime te tuat qe jane keto me Hashimin dhe A. Krasniqin, mua me shkruan qe nuk po i printoj dot letrat e tua, pra te tiransest. Sulo, keto gjera mua nuk me pelqejne …keto gjera te vogla e pa vlere. Une nuk kam asnje merak per shkrimet per mua. Per mua, mos i bej se nuk ja vlen, ato jane historia jpne. Dhe kjo jo per te gjetur shkak per ty e per mua e per mosmarrvrshje por sepse e kam vene re. As kete mos e bej me. Ke plot gjera te vogla qe kane kuptim se flasin per karakterin. Dua me mua te jesh i sinqerte shume. Sot po e bej pushim sepse duket sikur vetem nje dite mund te duhemi. Por une dua te jesh i qarte qe historia ime dhe ndjenja ime per ty nuk ka asnje lidhje me shkrimet e tua per tiransen. Prandaj kur perpiqesh per ti printuar apo per ti gjetur mos me thuaj se nuk me inreresojne fare e aq me shume kur e shkruan si nje gje te rendesishme. Kot, qe ne mengjes. Nuk e fus tek nderet qe mund te me besh ti mua, fare. Po ndaloj ketu. Mos u merzit … jeta i ka keto por po e bej per ty me shume kete gje. Mbase ndryshon sado pak …e mbase per me mire … Fjalia tende sot ishte ” jam duke shkruajtur por bisedat e mia me tiransen nuk mund ti qis ne leter” dhe pastaj nxorre kete shkrimin qe me dergove. Per mua kjo eshte te jesh i mire per asgje. Ika ! Sa ma dergoi edhe ky kete. Tamam. Me fal per shqetesimet qe te kam sjell shpesh por besoj se jemi nje kombinim jo i mire. Nuk e njohim njeri tjetrin. Nuk kemi patur kohe te mjaftueshme dhe as na ka interesuar nga kushtet e jetes se te dyve … e tjere.

Turjak. -Perseri sot nuk po te kuptoj, cka ka ndodhur? Tiranse ku je? Une sapo erdha ne shtepi. Lexova edhe letrat tua. Nuk di cka te them. Po pate deshire e kohe, me merr! Te lutem tiranse, si ti lexon letrat e mia, lajmerohu! Me shkruaj ose me thirr, nese mundesh!

Tiran. -Sulo, te dua po ashtu si dje! Nuk mundem sot te flas apo te shkruaj. Jam ne nje dreke me ish kolege, me fal! Por ashtu mendoj.

Turjak. -Më merr!

Tiran. -Nuk kam asnje mundesi. Lexo ato! Kaq. Nuk ka rendesi per mua. Mos shkruaj per mua! Mos premto kot!

Turjak. -A je hidherua me mua a jo?

Tiran. -Nuk i dua fantazite. Shpresa e sinqeriteti me pelqen. Jo, por me duhej te ta shkruaja kete. Besoj se e kupton. Pse? Shpresoj te me kuptosh. Nuk dua une shkrime nga ty. Nuk kam asgje pro e asgje kundra.

Turjak. -Po pse nuk mundesh me folur me mua 5 min? Kerko falje nga kolegja, largou pakez e flasim.

Tiran. -Por mos me shkruaj perdite qe nuk i printoj e nuk dalin fjalet e mia e dalin vetem fjalet e tua! Jemi 10 veta. Nuk leviz dot Me fal! Nuk ka aq rendesi Asgje nuk ka rendesi, aq shume. Asgje. Vetem jeta tende.

Turjak. – Tiranse, jam me te vertete i prekur. Po s’fola me ty, nuk dua te them asgje me shume.

Tiran. -Pike. Ok Me shkruaj qe kam te drejte. Aq.

Turjak. -Tiranse, ti nuk ke te drejte, per keto qe me shkruan.

Tiran. -Ok. Te kerkoj falje: Me fal Tiran. Per here te peste, sot ! Por besoj shume Se kam te drejte. Sepse: 1. Nuk te kam kerkuar kurre te shkruash. 2. Nuk me intereson shkrimi yt po ajo qe ne ndjejme. 3. Me vjen keq qe e shkruan perdite e nuk e benë dhe dukesh keq. Jo! Une te dua!

Turjak. -Dua te marrë, dua te therras! Mos i bjere te lutem!

Turjak. Tiranse, jam me te vertete i prekur. Po s’fola me ty, nuk dua te them asgje me shume. Me letra me nuk deshiroj te komunikojme!

Tiran. -Sulo…me fal…por nuk mendoj qe eshte gabim.

Turjak. -Sepse po keqkuptohemi.

Tiran. -Jo. Mua nuk me ndryshon mendimi per ty …por kjo ishte nje keshille.

Turjak. -Te pershendes oj tiranse! Pse?

Tir. –Pse?

Turjak. -Sepse te dua por edhe kjo tash nuk besohet.

Tiran. -Sulo…edhe une te dua dhe te shkruaj per mire Me duket sikur ke mllef me shume se cfare duhet edhe ne shkrimet e tua per politike. Duhet te besh pak pushim.

Turjak. -, Tiranse nuk po guxoj te shkruaj se cdo fjale imja po interpretohet ndrryshe nga ajo qe e them.

Tiran. -Une te dua! Dhe pike. Me vjen keq qe ti nuk me kupton mua.

Turjak. -Mos me keqkupto: tiranse nese mundem dua te fle. Nuk kisha pasur deshire ti hapi syte me!

Tiran. -Une e bej qe ti te jesh me i lumtur e me i mire me veten tende. A flasim pak?

Turjak. -Po! Me merr!

Turjak. Kjo eshte dreka ime.

Tiran. -Je i papare.

Turjak. -Buke misri, qumesht dhe keng pjeshke.

Tiran. -Keng apo leng, Sulo?

Turjak. -Oh sa kisha dëshirua te hanim bashke. Leng oj tiranse, leng.

Tiran. -Sulo une dua te te ha ty. Si me the mua Deshiroj te fle e te mos i hap.me syte? Me ben mua rreshtore, me fut ne rresht

Turjak. -E cka je ti moj tiranse?

Tiran. -E po.une thashe: ky nuk do te ngrihet me.

Turjak. -Tiranse, cka po bene, ku je, ne dhome?

Tiran. -Po! Fjeta Deri tani se kisha pire pak vere!

Turjak. – Te hengsha syte!

Tiran. -Dua te fle me ty!

Turjak. -Po edhe une dua moj tiranse.

Tiran. -E di po ti je poet. Nuk e do vertet. E do si ne, Poeme. Une e dua tamam Hahahahahaha Sa i mire, gatuan vete.

Turjak. -Po pse moj tiranse? Ti je me e zgjuar se gjithkush por une dua te jem me ty e te beje dashuri si dy te egjër.

Tiran. -Po! Ashtu eshte dashuria, primare, bazike.

Turjak. -, te lutem, me shkruaj e une desha te ha dreke, nese nuk hatrohesh.

Tiran. -Shko! Une mendova qe e kishe ngrene.

Turjak. -Ose, nese mundesh me folur, flasim!

Tiran. -Te befte mire! Pse je vetem? Lum si ti!

Turjak. -Jo, sa e bera gati.

Tiran. -Ok, Shko!

Turjak. -A eshte aty …

Tiran. -Eshte …. si nje njeri i derguar nga ndonje “mister” qe te me mbroje mua Hahahahahahahaha.

Turjak. -Tiransja ime desha te flas por … flasim tjeter here.

Tiran. -Flasim mbasi te hash. Se flet ti dhe une degjoj me shume … Sulo i dashur, ha rehat!

Turjak. -Jo, nese don flasim tash e une edhe ha buke e te puthi ty, ne vend te djathit te Turjakes e shikoj tv-ne per Gjirokastren, historikun e qytetit.

Tiran. -Jo jo…ne folem …ha buke …ishte vetem deshire…te dua e te puth!

Turjak. -Tiransja ime, të puthi kudo! me thuaj cka te duash e dergom cka te duash, oj tiranasja P. Tiranse hengra darken. Tash do pi nje kafe.

Tiran. -Po degjoj Ethem Ramadanin. Nuk e di a e njeh. Eshte inteligjent.

Turjak. -Nuk e mbaj mend, ma kujto!

Tiran. -Eshte burri i Inva Mules, asaj sopranos.

Turjak. -E une dua ta degjoj tiransen. Po, po!

Tiran. -Ky eshte nje biznesmen por merret me mjekesi alternative, tani.

Turjak. -E une dua ta degjoj zerin e tiranses.

Tiran. -Me pelqen qe kenaqesh me aq pak…

Turjak. -Pse?

Tiran. -Sa te degjosh zerin e tiranses o Sulo.

Turjak. -Po sigurisht se po. Po te isha atje do kerkoja me shume nga tiransja.

Tiran. -E mor Sulo turjakai.

Turjak.  -Fol moj tiranse!

Tiran. -Nuk mund te flas dot aq shume.

Turjak. -Te kuptoj e dashura tiranse por une te dua pa marre parasysh pengesat.

Tiran. -Sulo…une duhet te flas e te shkruaj sa me pak qe ne te dy te shkojme mire e vaj… Keshtu mendoj…

Turjak. -Bene tiranse por, edhe une kam mendua si ti, por nuk po mund te durohem.

Tiran. -Sulo i dashur, nuk e bej dot ate!

Turjak. – Si po me del gjumi, po me kujtohesh ti, të cilen nuk e beje dot?

Tiran. -Qe te te shkruaj e flas pak, se ndryshe me duhet te ftohem…. qe te mos vuaj.

Turjak. -Po ty, a te mbetet hatri nese nuk te shkruaj, psh ne mengjes?

Tiran. -Jo! Mua nuk me mbetet hatri nga asgje. Por une nuk i di keto lloj mardhenjesh….

Turjak. – Sa e mire qe je. Mua me mbetet hatri dhe merzitem per ty.

Tiran. -Me ty e kam patur te veshtire Sulo.

Turjak. -Athere, tiranse i rrallojm letrat dhe bisedat.

Tiran. -Jo jo! Po e beme, une iki Nuk e mbaj dot. Nuk jam fare ashtu. Nuk dua ta rrallojme.

Turjak. – Me merr!

Tiran. -Sulo i dashur, te falenderoj per tere ato ore aq te bukura e te mbushura me dashuri qe me ke dhene pa u lodhur …TE DUA!

Turjak.- , falenderimi te takon ty. Tash sa erdha. Isha te……

Tiransei ti je dashuria ime, jeta ime.

Tiran. -Ok i dashur! Clodhu…te dua shume!

Turjak: -Tiranse, e dashura ime, te dua shume e te puthi …. kudo. Tiransaj ime, shume faleminderit, e dashura ime e jetes! Je e dashur, rrebelja ime.

Tiran. -Te dua o Sulo! Te dua … Prandaj ….

Turjak. -Oj tiranse, e di sepse une te dua ty.

Tiran. -Por ne duhemi shume, me shume se cfare mund te mendosh per kohen tone. Nuk me besohet qe kemi aq shume dashuri …akoma.

Turjak. -Dhe je me e dashura e te gjitha kohrave dhe nga te gjithe njerezit.

Tiran. -Tani doja te te puthja sa te te beja me njolla…

Turjak. -Nuk mundet me pasur dashnore qe naten e diten, dimrit e veres, dalin meshefurazi e haptaz rrugeve e llugave, perqafen e puthen si unë e ti.

Tiran. -Po! Ashtu do te isha me ty, si xhipsi.

Turjak. – Ti me jep force e energji.

Tiran. -Edhe ti mua. E ben dimrin te ngrohte e veren fantastike e të flladitshme.

Turjak. -Tiransja ime, je me e shpejt se plumbi i pushkes e mendja e njeriut.

Tiran. -Hahahahah. Sa i mire… Me çmend…

Turjak. -Oj tiranse, ne duhemi dhe nuk ka force as rezhim ”pushtetesh” qe mund te na ndaloj mos te takohemi. As ….

Tiran. -Jo! Ata tamam nuk duhet te na ndalojne… Se kane marre shume nga ne.

Turjak. -Je ne dhone, vetem?

Tiran. – Jo …jam ketu po shikoj festivalin. Doje te me thoshe diçka? Hahahahahaha.

Turjak. -Athere, e dashura ime, a nuk e keqkupton sepse edhe une deshiroj ta percjell Festivalin.Tiranse, nese me keqkupton, une zbres deri në zyren time në qytet e te shkruaj sa te duash, deri sa te lodhemi.

Tiran. -Jo, Sulo… Te puth! Te dua ! Vazhdo !

Turjak. – Tiranse, une te puthi ne Balle!

Tiran. -Une te puth atje…. Shko!

Turjak. -Oh, me preke tiranse aty ku me se shumti te deshiroj. Naten e mire! P. S. Neser zgjohu heret!

Tiran. -Po ti po fle heret…une po zgjohem vone … Naten e mire! Nuk paske fjetur? Je shtrire?

Turjak. -Jam ende zgjuar oj tiranse .

Tiran. -Festivali eshte tek TVSH por e shtyne nuk ka filluar akoma … Mbase fillon tani. Ti e di. Ketu asgje nuk eshte e perpikte.

Turjak. -Eh bre e dashura ime….

Tiran. – Suloja i im.

Turjak. -Tash shpirti im, jam në det, në të vërtet në oqean.  Ah sikur te kishim qene bashke.

Tiran. -Do te ishte diçka qe edhe Zoti do e aprovonte, pavaresisht se eshte mekat e tradheti por edhe AI do te thoshte: Bashkoji Ata per 2 jave dhe jo se do te ngopeshim.

Turjak. -Te kisha bere qe s’e kishe njohur vehten ne pasqyre nga te puthurat e perqafimet.

Tiran. -Por do te luftonim per me shume pa u merzitur. Ti me zbukuron se me vjen drita nga brenda.

Turjak. -Tiranse, me ty nuk merzitem e nuk ngopem me ty duke ….

Tiran. -E di… se as une nuk ngopem me ty -Sa here e mendoj veten pa ty Mbytem me djerse, nga tmerri. Te puth ne qafe ….nga poshte…

Turjak. -E gjeta tiranse . …

Tiran. -Jane te tuat…

Turjak. -Po, po por ti dua gjithere dhe gjithe jeten!

Tiran. -Kenga e Nenes, e treta ne rradhe.

Turjak. -Tiranse zemra ime, ta hengsha zemren!

Tiran. -Qe e kendon ai djali. Te pershendes Te kam zemer!

Turjak. Tiranse, naten e mire!

Tiran. -Naten e mire, Sulo!

Turjak. -Po shikoj Festivalin.

Tiran. -Te puth me mall! Shiko kengen mbas kesaj!

Turjak. -Mallin vec ti ma hjek e malli vec per ty me merr!

Tiran. -Kur te takova ty.

Turjak. -O Zoti i Madh, ketu kisha me e bere naten me ty.

Tiran. -Po…… Atje ne bar.

Turjak. -Po, ne bar. Tiransja ime, nese me shkruan, po te premtoj qe gjithe naten nuk kam me fjetur, e bukura tiransja Te puthi ne gjum!

Tiran. -Naten, Sulo e me bej nje ze ne ora 2 : 15 …e jam gati per ty…

Turjak. -Ah moj tiranse, he Zoti te gezoft por ty nuk mund te therras ne 2:15 se me dhimsesh por kur te flej me ty kam me ta prish gjumin ne 1:15 ose 2:15

Tiran. -Doja vetem per te kujtuar Turjakën e Tiranën, dhe ishte per ate.

Turjak. -Aurela Gaqe, uh po e keqe është.

Tiran. -Aurela Gace?

Turjak. – Po, ti i kujton datat e vendet.

Tiran. -Eshte e hereshme por e mirë si kengetare.

Turjak. -Aurela e hareshme? Uh po shume ish lye Tiran. -Po. Ishte lyer si klloun sepse ka 45 vjec.

Turjak. -Po, bash si kllounet.

Tiran. -Nuk dukej mire. Por eshte e madhe dhe e mire si njeri Jeton ne Angli e Amerike dhe vjen here pas here.

Turjak. -Ajo duket 10 vjet me e vjeter se ti apo me mire me thene: Ti dukesh 10 vjet me e re.

Tiran. -Por nuk eshte e bukur …eshte tip simpatik.

Turjak. -Mua nuk ne pelqeu. As sa thembra e kembeve tua nuk eshte. Eliza Hoxha.

Tiran. -Po. E mire, pedagoge, arkitekte. Shkruan kenge ekendon I lumte!

Turjak. Babai i saj, Shefqet Hoxha ka qene redaktor i sektorit te folklorit ne ish RTP-ne.

Tiran. – Duket e perpunuar.

Turjak. Edhe babain e ka pasur muzikant.

Tiran. -Se duket qe merr vesh e me thjeshtesi.

Turjak. – Naten!

Tiran. -Te puth, Sulo e gjume te embel ! Sot eshte nata me e gjate e vitit ne e festuam te dy.

Turjak. -Nuk dua te flej, dua qe ti te flesh para meje.

Tiran. -Une nuk fle …do te shkosh ti me pare ne krevat.

Turjak. -Me ty, gjithnje dua te festoj.

Tiran. -E une do te te vij me vone, te te kerkoj me kembe … Favore.

Turjak. -Okej e dashura ime, mos harro: eja!

Tiran. – Sulo…akoma nuk kam fjetur…neser do te fle deri vone…

Turjak. -Mire mjes e dashur! Edhe pse gjumi me doli ne 1 e 20, nuk desha ta prish gjumin ty.Tiransja ime e dashur, te dua dhe te puthi ne fyt! Tiransja ime e dashur pasi e mbylla mbreme telefonin, qe shkruajtem, TV-ne e shikoja por mendjen e kisha te ti. Sa e mire qe ishe moj tiranse. Tiranse, menxi po pres deri sa te zgjohesh, ashtu e gezuar sikur kur ishe femi e pritoje edhe syte me i lare. Shkoje here te mami e here babi. I perqafoje si me pertese e nena dhe babi te puthnin ne faqe, ne floke e te gudulisnin ne gushe e ne barke. Eh tiransaj ime. Atete kenaqesi e buzeqeshjen e femijerise tende edhe sot e ruan. Por tash, ne mengjes bene dush deri sa athere nuk e laje as fytyren e vogel e syte e bukur qe nuk i hapje dhe beje turr e vrap e bije ne preherin e tyre, tash vjen te une. E une nga largesia te ”gudulisi” e te puthi hic me pak se dikur qe te puthnin dy prinderit e tu te dashur. Tiransaj ime, une te dua! Kohen me te gjate e kaloj me ty here duke folur e duke shkruar e nganjehere, ti o …., sikur m’rrolesh e nuk me flet, ”Nuk flas dot sot, Sulo”! Por pasi te flas, si dikur kur te ledhatonin dy me te dashurit tu, kethehesh nga une e me puth pa pushim ”Sulo nuk mundem pa ty”!

Malmö, 27 dhjetor 2018