Kohë më shi e perzier më lot e krenari në Kosharën e luleve të lirisë

10.04.2019 10:09:32

Nga Xun Çetta

Edhe sot ashtu si vite më par por tani vërtetë kohë më shi e perzier më lot e krenari, nuk mungoj aktiviteti i akademisë perkujtimore në Kosharën e luleve të lirisë. Atje mes bjeshhkëve tona dhe rrafshit të Dukagjinit ku masovikisht u bënë homazhe pran sejcilët luftetar të cilët pushojn të qetë pa i prishur idealet e tyre për të cilat ranë dhe fituan pavdekësinë dhe çlirimin e vendit tonë.

I lodhur e pa gjumë sapo erdha nga Tirana, në Prishtinë u takuam disa shokë,veprimtar e luftetar në më shumë se dy takime, ku evokuam kujtime nga më të ndryshmet nder kohë dhe u ndjeva shumë keq kur disa prej tyre vendosen të mos marrin pjesë në këtë akademi perkujtimore më arsyetimin e tyre të arsyeshëm pse është shtuar numri i atyre të cilët po e personalizojn dhe politikisht po perfitojn në emrin e atyre të cilët ranë për çlirimin e vendit tonë.

Nderhyrja ime po ashtu e arsyeshme se ka kohë që kur po insistojm që gjdo gjë të organizohët dhe shkon per mes institucioneve dhe ji per mes partive politike tani po del sikur edhe kjo nuk po na shkon e as funksionon !!! pse po ndodh kjo ?. ndoshta po del siq kam thënë disa herë se, ne shqiptarëve nuk po na bjën numri i këpucës politike as 42 e as 43 ! nuk di, vëtetë nuk di pse po ndodh kjo ?.

Pas homazheve bërë varrezave të dëshmorëve në Koshare pati shumë qytetar të cilët bënë homazhet dhe akoma pa filluar fjalimi në binë, ata u lëshuan teposht e në shtepitë e tyre ! pra serish shtrohet pyetje, pse po ndodh kjo ?. Kam foto të shumta të këtij veprimi i cili serish më shqetësoj…

Fjalën e kësajë akademia në binë e kishte Presidenti z. Hashim Thaçi, Kryeparlamentari z. Kadri Veseli, Ministri i Mbrojtjës z. Rrustem Berisha dhe vëllau i dëshmorit Agim Ramadani z. Jashar Ramadani si dhe u ricituan vargje nga autirja e njohur Naime Beqiri kushtuar kësajë ngjarje e cila po ashtu kësajë radhe nuk ishte prezent si hera tjera.

LAVDI të rënëve për çlirimin e vendit tonë, ne do të bëhëmi shumë më mirë fal çlirimit dhe synimeve tona si popull, këto zhgënjime do mbesin vetëm një e kaluar.

Pejë 09.04.201