Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani ka thënë se Kosovë nuk duhet që të lejojë që Serbia të mbajë referendumit kushtetues në Kosovë.
Hasani në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se me referendum kushtetues nënkuptohet ushtrimi i sovranitetit shtetëror dhe nacional të një vendi.
Për këtë arsye sipas tij Kosova nuk duhet që të lejojë që Serbia të mbajë referendum në Kosovë.
“Jo nuk duhet të mbahet për shkak se natyre juridike ose fizionomia e këtij referendumi ankorohet në sovranitetin nacional të shtetit serbë. Fjala është për referendum kushtetues. Ky është çdoherë është ushtrim i sovranitetit shtetëror dhe nacional të një vendi. Këtu bëhet djalë për shtrirë të sovranitetit serbë në Kosovë dhe për këtë arsye nuk duhet që të lejohet”, ka thënë ai.
Më tutje, Hasani tha se mbajtja e këtij referendumi dallon shumë me atë të mbajtjes së zgjedhje nacionale të Serbisë në Kosovë.
“Këto nuk janë zgjedhje. Ky është referendum kushtetues. Ushtrim i sovranitetin nacional. Zgjedhjet mbahet për sistem politik dhe nuk janë ushtrim i sovranitetin shtetëror, por kthim i të drejtës së votës, të drejtës politike aktive dhe pasive lidhur me formimin e organeve të pushtetit dhe ajo lidhet me çështjen e shtetësisë”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që serbët që kanë dyshtetësi të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë ose përmes postës.
“Çështja e referendumit shtetëror është se Zyra që është këtu dhe ajo në Beograd, pra respektive që është pjesë e ‘unitetit’ të Evropës. Është krejtësisht e kufizuar për aq sa Evropa e sheh të arsyeshme që të ekzistojnë në formën që janë e kam problem me pa se si mund t’i jap leje një shtet sovran dhe i pavarur një shteti tjetër, qoftë edhe në ambasadë që të mbajë referendum kushtetues. Tek ne çdo gjë është e qartë”, ka deklaruar Hasani.