Kosova dominon sërish botën në xhudo, Distria e Nora në vendet e para në ranglistën botërore

22.12.2021 14:18:57

Kosova ka marrë një lajm tjetër të mirë në sportin e xhudos.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë ranguar në pozitat e para të ranglistës botërore në peshat e tyre konkurruese.

Distria është renditur numri një i botës në konkurrencën e femrave për peshën -48 kilogram. Ajo ka mbledhur 5,920 pikë, duke lënë prapra mongolezen Urantsetseg Munkhbat e cila mblodhi 5,250 pikë.

Në anën tjetër, edhe Nora Gjakova është renditur si e para në ranglistën botërore të xhudos në konkurrencën e femrave për peshën -57 kilogram. Nora udhëheq me 5,880 pikë në pozitën e parë, duke lënë prapa kanadezen Jessica Klimkait.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.