Dritan Abazoviq: Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por që të bëhen të padukshëm

05.10.2021 09:24:01

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë emisionit “Opinion” ndër të tjerash ka folur edhs për Minishengenin.

Ai u shpreh se kjo ide është afër ideve të tij personale.

Sipas tij, kufijtë duhet të bëhen të padukshme, por jo të ndryshohen.

“Ideja e Minishengenit është shumë afër ideve të mia personale. Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale. Në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet ku Vuçic dhe Rama duan që të krijohet një supershtet ose diçka tjetër. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshme. Ta shihni tabelën “Mirësevini në Shqipëri”, “Mirësevini në Mal të Zi”, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, tha Abazoviq.