Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë.
Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos dhe duke vazhduar rrugën për mbrojtjen e titullit në IBF.
Fitorja e djaloshit 29-vjeçar nga Lushnja erdhi pas një meçi fantastik të zhvilluar për plot tetë raunde me dominim.
Triumfi erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve 78-76, ndërsa pas fitores Marku nuk harroi të falënderoj Zotin dhe të gjithë ata që e përkrahen në këtë meç.
Ky falënderim i boksierit shqiptar erdhi me anë të profilit të tij privat në rrjetin sociale Facebook.