Nga Sinan Kastrati
Nga Ditari im, “Letrat e tiranses dhe turjakasit”
”Shpata nuk vret njeri; ajo është mjet në duart e vrasësit” (Seneka)
Me nxive jeten po aq sa me gezove.
Gjithsesi …kur te kesh ndonje hall te madh dhe do te “qash” ose do … S…me shkruaj!” (Tiransja)
Turjakasit ende nuk kishin asnjë “lajm” për Sylën e tyre. Të gjithë flisnin sikur vërtetë dinin diçka për Sylën. Madje kishte edhe të atillë që thonin se ai jeton në Australi dhe paska atje një organizatë të fortë ushtarake dhe po priste vetëm momentin kur do të zbarkonte në Adriatik e më së pari ta çlironte Shqipërinë nga fara e kuqe komuniste dhe prej andej, të futet në Kosovë.
Kjo kishte bërë që shumë të rinjë kosovarë të mos kishin simpatinë që kishin pasur për Sylën sepse propaganda më e madhe në botë që vinte nga Radio Tirana, nga një shtet më i varfëri në botë, kishte ndikua te të rinjët shqiptarët nga Kosova të kishin një simpati për sistemin socialist shqiptarë dhe ti urrenin e ti përbuznin forcat e djathta të emigracionit si bashkëpuntorë, vegla e mbeturina nga e kaluara dhe të nxitura nga imperialitët amerikanë e ata angleze.
Eh Syla, Syla. Ai kujtohej nga ish qobanët e Turjakës se si i kishte ruajt delet e buallicat Syla. Ai krenohej me buallicat e buajt që i kishte më të fuqishmet, kur bënin gara me buajt e buallicat e Damanekit e të Panorcit. “Arusha” e “Divi”, ishin dy nga buallicat e buajt, “Kulloshi” e “Arapi” njiheshin në ato ato anë si buajt më të fuqishëm. Ata, ishin më të njohur, deri vonë edhe më të fuqishëm se “Shahini”, bualli qorr i Kadri Minushit. Ai buall ishte qorrua nga Ajet Ramadani,djali i Ramadan Nuzës qoban, e të cilit vetëm atij i tutej dhe e “dëgjonte” Shahini.
Që nga Sferrka e Gashit, pastaj familja e Latif Reshitit, nga Panorci e Resim Shumarit, nga Carravrana, vinin me buallicat e tyre për me i mbarësua me buajt e Sylës, kur e kishin kohen, sepse ata ishin buaj të hishëm e të fuqishëm sepse kullosnin barë të livadheve të Turjakës e laheshin në Mirushë gjithë mesin e ditës.
Syla kishte edhe një ka, tarak i njohur,me emrin “Laroj”. Laroj e dashi “Bardhoki” ishin tareqt më të njohur në ato 5 katunde përreth Turjakës.
Madje “Bardhoki”, dashi i Sylës, e kishte mbytur dashin e Adem Zymerit nga Bubli, një shpijanik i madh në një dyluftim kur vetë Ademi iu kishte lutur Sylës, në malin, vendin e quajtur “Murriz”, afër Livadhit të Durakut që ti rrokin desht. Syla i kishte thënë plakut të Bublit: -Nuk guxoj nga BabëGjyshi sepse Bardhoki ta mbyt dashin tënd.
Por Ademi kishte ngulur këmbë që veç me i rrokur desht e atherë Syla ishte pajtua dhe e kishte thirrë Bardhokin, duke e hapun Çantën (jangjikuin) me bukë e krypë për dashin -Bardhok!
Bardhoki kishte ardhur me vrap te Syla. Pasi ia jep Syla pakëz krypë Bardhokit, ia bënë me dorë në drejtim të dashit të Adem Zymerit, sikur don ti thot “don me ti marrë delet”. Edhe Adem Zymeri e kishte thirr dashin e vetë.
Kur e sheh Bardhoki dashin e panjohur, afër deleve të Sylës, që ishte i zoti dhe “pronar” i tyre menjëherë zböthet (këthehet mbrapa) nja dhjetë metra dhe i bënë turr Dashit të Adem Zymerit. Ishte një ndeshje aq e fortë sa ia qan kryet dashit të Ademit, si me sakicë e Adem Zymeri vrapon me të shpejtë ia hjek kryet mos me lënë me hjek.
Laroj, ishte një mzat, tarak gjithashtu i njohur te qobanët, më shumë se edhe vetë pronari. Eshtë interesant se njëherë kur qobanët e Bublit, të Panorcit, Qypevës dhe Damanekit, luanin “peta”, “teze”, në livadhe, kur e shohin një burrë te familjes së Sylës, pyesin:
– Kush është ai?
-I shpisë së Larojit, përgjigjet tjetri.
Këto ngjarje e ndodhi i kujtonin e nuk iu hiqeshin nga mendja ish qobanëve të Turjakës për Sylën, tash në moshë të thyer e disa, edhe pleq.
Pas vdekjes së tiransën së vogël, Sanijes, edhe më shumë flitej e përflitej për Sylën dhe lidhjet e tij me një grua tiranse.
Në bazë të letrave që kishte lënë Sanija, që ia kishte “dhënë” tiransja, shihej se ata nuk kishin pasur jetë të qetë e aq më pakë idilike. Ajo, sipas bisedave, nga letrat, kishte qenë një komuniste qorre. Edhe pas sa e sa vjetëve, ajo ruante me gjelozi kujtimet nga ajo kohë, ku thuhej se babai i saj, ndryshe nga sa e njihte Syla, kishte qenë përkrahës i forcave komuniste dhe në krah të Enver Hoxhës dhe kishte qenë partizan, edhe në Kosovë, Sangjak e Bosnje. Pas clirimit kishte mbajtur edhe tituj të lartë në diplomacin e kohës, në disa ish shtete komuniste. Dhe si dukej edhe tiransja kishte nostalgji nga ajo kohë.
Por kjo nuk e pengonte Sylën që të komunikonte me tiransen e as të takohej me ate.
Sipas letrave, Syla e kishte takua disa herë tiransen në …. P. e në T.
Një e metë tjetër e tiranses ishte sespe ajo dëshironte që tërë ditën e natën, Syla të kishte vëmendjen e saj. Ajo donte që Syla të flas për te si për një femër nga më të hishmet, që ka trup të mirë, që është më e menqura, që teshat, edhe të vjetra, e të viteve kur ajo ishte e re, e “jashtë” modës, asaj i rrinin mirë. Tiranses, nëse turjakasi, nuk i dërgonte cdo mëngjes letra dashurie duke e përshkruar ate si hujneshë, modele e cicerone, duke i kënduar “hymne” e “odje”, ajo të sulmonte me fjalët më të banale e më të pista që ajo dinte duke i thënë: “Kjo është dashuri e m….”, “U bë p…”, “p… me rigoj”, “ta dhj … turjakasin”, “si po vërtitet si p … nëpër brekë” etj.
Disa nga letrat e tiranses dhe letra e fundit e saj, deri tash. Letrat nuk janë të radhitura sipas datave që janë dërgua dhe nganjëherë duken të palidhura edhe nga shkaku se letrat e turjakasit, shumica, kanë humbur.
Letrat:
Turj. -Desha ti kthej ”dhuratat” tua, dy librat, stylografin dhe ditarin per vitin ….. !
Nuk dua asgje nga ti.
Tiran. -Nuk i dua dhe hidhi ne plehra. Sa per unazen, rrethin, une nuk ta kthej dot por kur te vish ne S. ta dergoj me bus se ti je idjot dhe kujton se kane vleren e 3000 dollareve te atyre pleherave qe te tregonin trupin.
Turjak. – Çka do te thuash me me këto fjalë?
Tiran. -Une nuk kam lidhje me me ty. Ti beje çfare te te thote mendja ty. Mos me shkruaj e as mos ji mik e asgje e mua (nuk je mik, nderh. e aut..). Ato dy dite nuk i harroj e a nuk ti fal. Une do te ngrihesha nga varri per te te shkruajtur ty nje fjale shpjeguese. Ti je shume jo i qarte me veten tende. Ke shume gjera gabim. Nuk mund te me ofroje mua dhurata ne kete moment muti sikur une jam nje grua qe shitem per dhurata si breket e tua e tjere. Nuk e bej kurre. E ke shkruar ti vete nje here qe une nuk jam ordinere qe shitem lire por ja ku po ta them, qe te jesh i bindur per kete. Megjithe konsideraten e “mire “qe ke per … ne pergjithesi dhe per ato nga Shqiperia ne vecanti. Nuk jemi ordinere deri ne ate pike. Nje burre qe nuk i kerkohet asgje, nuk duhet te shaje te tjeret per gjerat qe ka bere vete se ka dashur ashtu. Nuk dua te shkruaj gjate. Bej cfare te duash edhe nje here, ti e zgjodhe vete kete fund. Si gjithmone kuptove rendesine e rradhen e gjerave. E ashtu veprove.
Turjak. -Nuk ma paske hequr b… ne …, hiqma b… ose me b…!
Nuk shkruaj me per ty!
Nese shkruaj, pos brumit, nuk do te kete asgje tjeter.
Pervec ”tiranses” e ”turjakasit”, si ”heronj” ti nuk do te jesh prezent. me asgje tjetër. Nuk do të shkruaj ”romanca”.
Tiran. -Me lere rehat! Me kerkove m …te pranova , b… nuk e prish dot sepse kerkon kohë.
Turjak. -Ta dergova ftesen per … te lutem me prano dhe …. Por, edhe nese nuk deshiron, pergjigju! Edhe une, pastaj nuk te shkruaj.
Pra, nuk te kam bere ndonje tradhti qe ti te mos me pergjigjesh. Me beso se as une me nuk te shkruaj.
Tiran. -Nuk ta kuptoj kembenguljen , ti u zhduke dy dite pa asnje sqarim ne nje kohe te keqe kur une po mendoja a kishe vdekur apo te kishin kapur apo ndonje skandal i madh. Pra dy dite te tmerrshme me nje ankth te poshter qe nuk e meritoja.
TI nuk je me asgje per mua. … eshte i b… per dy dite se une prita dhe pastaj e b… (E-mailin) kur kuptova qe ti ishe gjalle por nuk pate asnje konsiderate per te shpjeguar.
Pra cdo gje ka mbaruar.
Sapo po mendoja qe cfare dite e zeze kjo e marte dhe cfare gabimesh te renda ben njeriu edhe kur eshte 50 e 60 vjec e me eksperience jete. Ne kete moment ,ti me kishe h… si mike dhe me erdhi nje kerkese per m… dhe kujtova se ishe ti dhe e hap…ishte Stipe Mesic…dhe kjo me beri te kuptoj se pse njeriu beson e vazhdon te besoje tek njerezit normale…dhe duke bere kete edhe gabon rende. Nuk te shkruaj me !!!
Turjak. -Nese ke mendua qe te mos shkruaj une ty e ti mua, per mua eshte e parendesishme ”miqesia”. Kjo, per mua do te ishte ”miqesi e m…. t” siq do te thoje ti, dikur.
Besoj se me kuptove.
Me fal se te thirra disa here!
E kam teprua.
Prap po te them: -ndahemi por te ndahemi qysh na ka hije, si te rritur e si miq dhe ia lypim ”hallallin” shoqi- shoit.
Une ta kërkova edhe adresen tende, sepse e kam ndermend me ti dergua disa gjesende, ”dhurata”.
Nuk e shkruaj emrin tim e as adresen qe te mos dyshoj askush.
Meqe bera perpjekje dhe te dergova disa letra, ti nuk u pergjigje, une po te pres ende, nese don te me shkruajsh.
Une nuk te b… ty.
Por eshte mire qe edhe ti te ma heqesh b… ose b… përgjithmonë!
Po te pres!
Tash kur e shikova me kujdes, e kishe terhjek edhe ….
Cudite me ty nuk kane te ndalur. Po sillesh si femi i lazdruar.
Me shkruaj dhe me thuaj:
-A don apo nuk don te shkruaj (ketu, ne hotmail ndersa në …. ! e të thirr?
Ti nuk meriton por mos e harro këtë adresë!
Per … e telefon, ke bere mire qe mi b…, sepse vetem ato gra qefli e qesharake sikur te komeditë e Molierit, burrat… bejne si ti .
Je njeri që deri në d… të gjithë njerëzir e pas dreke nuk e don as vetvehte. Je shumë kundërthënëse, e paarsyeshme dhe e pavendosur.
Te shkruajta nje leter por ti pasi e…. , po ta dergoj nje pjese te letres ketu:
”Ti je e cuditshme, grua qe nuk …. nuk meriton më të flas me ty.
Nuk ndiej kurrfare keqardhje sepse nuk ke sjellje njerzore. Je banale deri në ekstrem. Me nje …. kalon disa ore e ndahesh duke u thirrur në disa ”vlera” që s`kanë kurrfarë vlere e rëndësie. …. .
Nese nuk ”mundesh” me më shkruajt, dergoma adresen e une te shkruajt letra te zakonshme sikurse ne vitet e shekujt e kaluar.
As kjo nuk eshte zgjidhje por nuk e shkruaj emrin tim te vertete, te betohem.
Kam me te dergua dicka.
Nuk e besoj se ka kuptim e as nuk eshte e drejte kjo. Nuk te kam lendua me asnje fjale dhe cdo fjale qe ta kam ”dhene”, e kam mbajtur. Nuk kam ikur nga shtepia ime, as nga … e as nga A…
Me vjen tmerrsisht keq qe niveli i kesaj mardhenje te ishte aq i ulet!
Tiran. – Te lutem ,bej kujdes me shkrimet qe ke bere deri tani dhe ne vazhdim, nuk me interesojne fare vetem mos permend asgje personale.E humba konsideraten per ty! Ishte vetem nje llafollog pa asnje kuptim. Me vjen keq!
Turjak. -Asgje nuk kam me shtua. Ato qe i ke thene, edhe kunder meje, kam me i shkruajt.
Nese don, ta dergoj ketu shkrimin e nese nuk don, nuk ta dergoj.
Tiran. -A je me mire? -U shtrive? Qenke vone shume, është gati 11. Naten e mire !
Me vjen mire, dua te jesh mire, vertet fli rehat gjate. Gjumi eshte miku tend (yt. vr. e aut.) me i mire ! te puth kudo !
Eshte ajo vera qe pija kur ishim bashke.
Mire dita , Ti nuk ben dot … se ke frike.
Turjak. -Jo, tiranse por mu kujtua nje pjesë e …
Tiran. -O Sulo , a je i sigurte qe me do aq shume ??? Se une te besoj dhe te dua !
Dite te mbare ! Ika ! Nuk te kuptova, Zoti nuk eshte, je ti dhe une Ok? Ti e di.
Turjak. -Te dua oj tiranse, te dua! Tiran. -Ok! Te puth ! Po, se ti mendon paster shume Ajo e treta eshte njesoj. per te gjitha. Ti je horr…. jo se e do b… Eshte humor.
Tiran. -Sa i mire, ashtu di te beje si rrugac e dashnor. Sulo i dashur , ty nuk te mundon largesia se une neser do te jem ne nje shtet me ty., aty ku ti jeton. Ty te mungon nje dhome ne Tirane … ose në P, hahahaha. Naten e mire !
Mos shkruaj gjera kot, une fle mbas 6 oresh te pakten por gjithsesi te falenderoj ashtu sic me falenderon ti. Ketu jemi tek sjelljet dhe elokuenca. Eshte gjithmone me mire dhe me e thjeshte. Sulo, po te shkruaj mbasi keto dite kam patur kohe dhe te kam menduar shume . Historia jone filloi kot dhe ashtu do te mbaroje. Ne nuk i shtojme dot asgje me shume. Tek ty une mendova qe do te kisha vertet nje mik qe do te me mbeshteste ashtu sic me kishe thene aq shume fjale e aq shume premtime per besnikeri e mbeshtetje kur une te vdisja e ti do te ndihmoje te tjeret mbas meje etjere gjera si keto. Nuk ke kaluar dot asnje ”test” qe une te kam bere mbas ”Lidhjes se Prizrenit”. Nuk mund te mendosh ti qe une po te pres ty per nje s… me ty ne Tirane, ne Turjakë apo në Prizren? As qe nuk vij dot. Kur ti , fjalia e pare qe me thua kur une vij ne S. eshte qe je … km larg apo kur me pyet per gjera kot e as qe nuk i ben .Jane vetem miresjellje nga ana tende. Une kam miq te vjeter qe me thone fjale te mira edhe me ndihmojne kur jam ne hall edhe pa bere s…Edhe pa folur vetem per ate gje. Ti kishe te drejte. Ishte nje maratone e gjate dhe e panevojshme. Por une te besova ne ate qe me the dhe nga ato fillova te te doja . Po e mbyll me ty si dashnore. Nuk mundem te degjoje me broçkulla qe nuk me duhen e nuk me shtojne asgje cilesore ne jeten time.
Lamtumire ! Nuk te heq nga …(”Mendja?”), ti po deshe, Ik!
Nuk kam me asgje per te te thene.
Sqarim: Letrat e turjakasit, shumica nuk munda me i gjetur ose kanë humbur por aq sa lexova letrat e mëhershme edhe turjakasi është lodhur me tiransen tekanjoze.
Përgjigja e fundit e turjakasit për letrën e fundit, i përgjigjet kështu tiranses:
”… As unë nuk kam cka të shtoj, nuk të shkruaj më!
Edhe unë e kam kuptua që ska gjë nga kjo punë
Ik nga unë se as unë nuk të dua e as nuk dua ti shoh sytë e tu e as të takohem me ty, asnjëherë dhe në asnjë vend!
Ti je … ”!
E fillova me Senekën e po e mbylli me Platonin, tiranse ”Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet” (Platoni)
Vazhdon
Malmö, 9 shkurt 2019