Shqipëri/ “Deti me Greqinë” dhe Cakaj, Meta: E kam të qartë, si kreu i MEPJ njoh vetëm Ramën

10.02.2019 01:54:42

Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për çështjen “Cakaj”, për të cilën pati një përplasje të ashpër me kryeministrin Edi Rama kur refuzoi ta drektronte si ministër të Jashtëm 28-vjeçarin.

Meta ka vlerësuar punën e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ, kryesisht për rivendosjen e një raporti miqësor më Greqinë dhe çuarjen përpara të marrëveshjes për detin sipas Kushtetutës.

Por i pyetur nga “VOA” seç qëndrim do të mbajë ai tani që kryeministri ia delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, Meta tha se ai njeh si Kryediplomat të Shqipërisë vetëm Ramën.

INTERVISTA:

Ilir Meta: Do tё doja tё bёja njё korigjim. Duke iu referuar asaj çfarё ka shprehur ish-kandidati pёr ministёr tё jashtёm: nuk kishte tё bёnte me çёshtjen e negociatave me Greqinё, por kishte tё bёnte me njё qёndrim tё shprehur prej tij nё lidhje me njё kocept tё ri, qё ka dalё pёr korigjime tё pёrgjithshme territoriale nё Ballkanin perёndimor, sepse nuk ka lidhje me kёtё çёshtje. Ndёrsa çёshtjen e marrёdhёnieve me Greqinё e lidha thjesht me vendimin qё ёshtё nё fuqi tё Gjykatёs Kushtetuese pёr shkak tё marrёveshjes sё mёparshme, qё u rrёzua pas kёrkesёs sё Partisё Socialiste, i cili pёrcakton se cilat janё kompetencat e Presidentit dhe tё çdo institucioni nё fushёn e politikёs sё jashtme pёr lidhjen e marrёveshjeve ndёrkombёtare.

Pёr tё ardhur nё thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja tё lija njё keqkuptim: Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri, me kёrkesёn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.

Zёri i Amerikёs: Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.

Ilir Meta: Unё e kam shumё tё qartё se cila ёshtё detyra ime dhe cili ёshtё detyrimi im kushtetues.

Zёri i Amerikёs: Jemi ende te bisedimet me Greqinё. Ndёrsa u duk se palёt ishin shumё afёr arritjes sё njё marrёveshje ose pёrfundimit tё negociatave, duket se çёshtjet kanё mbetur pezull, janё lёnё nё harresё. A mendoni se ka ende shpresё, se mund tё arrihet njё marrёveshje sё shpejti, ose ku ёshtё statusi i kёsaj marrёveshje?

Ilir Meta: Besoj se unё i kam pёrmbushur dhe vazhdoj t’i pёrmbush me pёrgjegjёsi tё gjitha detyrimet e mia kushtetuese si President i Republikёs dhe pёr kёtё njё ndihmё tё madhe kam nga vet vendimi i Gjykatёs Kushtetuese pёr kёtё çёshtje dhe pёr çdo marrёveshje tё ngjashme tё kёtij karakteri dhe do tё vazhdoj nё kёtё mёnyrё deri nё fund. Jam shumё i interesuar qё kjo çёshtje tё ishte zgjidhur qё dje, pra, dhe jo sot apo nesёr. Gjithmonё referuar Kushtetutёs dhe vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese tё Republikёs sё Shqipёrisё, nё mёnyrё qё tё hidhet njё hap tjetёr pёrpara edhe nё marrёdhёniet tona me fqinjin jugor.