Adriana Matoshi për vdekjen e regjisores, Burbuqe Berisha: Lajm shumë i rëndë e boshllëk në zemrat tona

27.10.2021 14:46:25

Sot ka ndërruar jetë regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha.

Shumë fytyra të njohura publike kanë reaguar lidhur me lajmin duke shprehur ngushëllime.

Ndërkohë, aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se ka qenë lajm i rëndë vdekja e regjisores.

“Na paska lane Buqja fizikisht! Lajm shume i rande per komunitetin tone e boshllek pergjithe ne zemrat tona. Ngushllime familjareve e kolegeve. Pushofte ne Paqe shpirti i saj i mrekullueshem”, shkruan Matoshi.
Kujtojmë se, e ndjera, Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë në vendin e punës pas një sulmi në zemër.