Pse humbën letrat e turjakasit?

05.01.2019 15:33:23

Nga: Sinan Kastrati

Pjesë nga Ditari im “Njerëz të humbur e të harruar nga lufta” (4)

Një lexues, pasi e kishte lexua shkrimin tim të fundit “Thaçi e trash kuletën e Isa po ia bën hunit me sy”, në rubrikën “Opinione”, Bota Sot, 2 JANAR 2019, më shkruante:

“Pershendetje Sinan Kastrati, me deshire i lexoj te gjitha shkrimet tuaja. Kam bindjen se nga keto qe shkruan do te dilte nje liber shume i mire. Nese keni ndonje liber te shkruar do ta lexoja me deshire vetem me trego ku ta gjej!”

Pasi e lexova letrën e mikut anonim, më hyni vehtja në huj dhe thash: hajt se po e vazhdoj me shkrime ani pse ata që duhet të s`kuqen nuk po shkruajnë, e as nuk reagojnë as edhe mizat nuk i largojnë nga trupi, unë dua të shkruaj, për Turjakën e për turjakasit.

Ulica e Astrazubit. 

Gjyshi i jem, Imer Seferi, rahmet e pastë shpirti hiç nuk i ka desht dajt e mi, në Astrazub sepse kur kish pas shkua njëherë me e marrë nënen time, kalin me samar e kish pas lënë në ulicë (ledinë, para dyerve) dhe kur dalin me u nis për në Turjakë, dikush ia kish vjedhe samarin e gjyshi ish pas mërzit e inatin deri sa ka vdekur nuk e ka pas hjekur. Edhe njëherë tjetër, tregonte gjyshi kur ish pas ardhur nga Rahaveci, me kali, në Astrazub, e kish zënë terri i akshamit dhe kish fillua me ra një shi i madh. Thirr te dyert e dajes Hazir, Hazir Bajramit. Kur ata e dëgjojnë, i shymin dritat se pse mendojnë mos janë hyqymeti e gjyshi niset nëpër terr e shi për në Turjakë.

Prandaj kur ne, unë e vëllezërit e mi bënim ndonjë gabim të vockël, ai na kujtonte … Ulicën e Astrazubit.

E nëna e ngratë vetëm qeshte me zor se nuk i vinte mirë po kush guxonte me ia k`thye fjalën gjyshit se?

Po nuk ishim vetëm ne, nipat e Astrazubit që ishim në thumb të kritikës te gjyshi, që sipas tij në Astrazub dilnin burrat në ulicë e rrinin në vend se të punonin. Ai nuk i kishte në huj as miqt që vinin në kohë vere kur kishte punë shumë, në kohën e të korr`nave të grurit, e në dimër kur ishte kohë e ndejës, nuk vinin ose vinin vonë e qoheshin herët e shkonin. Ata ishin Rudi. Ai e kishte dashur shumë Hajrullah Rexhepin por ai kishte shkua në “dyjanë e gatë”, thonte gjyshi por Magjuni e Qerimi, Rexhepi e Bajrami, kur i qitke puna nëpër Turjakë, ktheheshin sa për me lyp ni tas ujë e jo për bijat, motrat e hallat që i kishin.

A tu ka ankue najherë halla?

Po gjyshi ishte plak interesant. Ai as Damanekun, Sylë Januzt, hiç nuk i kishte në huj.

Pasi kishte vdekur Hisen Syla, baba i gjyshes e vjehrri i babës Imer, ai shkonte shumë rrallë në Damanek. Hisen Syla i kishte lënë dy djem: Halilin dhe Sadrinë dhe katër Qika: Gjeziden, Nuren Halimen e Zaden. Të dytë, Halili e Sadria ishin burra të mirë por gjyshi nuk kishte qef me ndejt me Halililin se kur ai vinte në Turjakë më së pari shkonte te motra, nëna Didë (Gjyzidja) e qika, tezja Zizë e mandej ngjitej në odë. Gjyshi nuk shkonte kurrë te gratë dhe kur dëgjonte se Halili ka ardhur, ai me zor rrinte në Odë më Halilin.

Halili, sipas gjyshit, kishte edhe dobës tjera. Ai lavdërohet dhe folte shumë për rejat e veta, i lavdëronte pa masë.

Gjyshi rrallë shkonte në Damanek por edhe kur shkonte, shkonte te daja Sadri, te më i vogli.

Njëherë kur ish pas shkua, kish pas qillue, tezja Zade, gruaja e Mstafë Ibishit, kaqak nga Kramaviki, motra më e vogël e nënes Didë. Ajo shkon në odë e i flet babës Imer dhe e pyet për nanën Disë: -Imer, qysh e kam motrën?

Baba Imer i thotë: -Mirë boll Vallahi. Po rrimë bashkë në odë e po i qes edhe qaj….

E ajo i thotë: – Au, se e ki pas k`naq kur a kân e re?

-Pse Zade, a tu ka pas anku najherë a?

Daja Sadri, kur i dëgjon këto fjalë ia nis me kesh ia nis me të madhe e tezja Zade ik e shkon te gratë.

-Uh po mirë ia ke bâ po shka i hyke n`punë asaj me të thân ashtu?

Për Turjakën dhe për pleqt e Turjakës ka shumë çka të kallxohet. Ka ndodhur që kur ka ardhur ndonjë mysafir, “a met pa mend” kur i ka dëgjua, sidomos bacën Dulë e Ilaz Imerin, Ahmet Mehmetin,Jemin Bajramin e …. Ilazin e Shaqë Kamerit kur kanë punua në Beograd e Zagreb.

Njëherë tjetër, do të tregoj edhe për ato edhe pse e kam të vështirë pasi që të gjithë kanë vdekur, pos Isë Bajramit, Reshit Tafilit, Miftar Xhaferit, Veli Sadrisë, Hel Imerit e Rexhep Asllanit, Jup Rexhepit e ndonjë tjetri.

Por në Turjakë koshin ndodhur shumë ngjarje që është gjynah mos me i rikujtua.

Smajl Zeneli, një plak i njohur e shpijanik, si fëmi kur shkonim afër dyreve të tij, ai na gjuante legenin me ujë nga kati i dytë.

Po edhe për Cufë Brahimin e Hamid Tushën, Shaqën, vëllain e vogël të Hamidit e Sadri Shaqën, djalin e Shaqës, Asman Cufën e Ramadanit, vëllain e Asmanit e Smajlin, djalin e madh të Asmanit.

Të gjithë kanë nga një histori.

…….

Por ajo që duhej përmendur për Turjakën ishte se ata nuk i kishin dasht partizanët e Titos e as ata të Enverit. Kjo doli e saktë se ata kishin pasur të drejtë.

Njëherë kur kishte ardhur Fadil Hoxha me disa partizanë e kishin dashur të vijnë në Turjakë, Turjaka i kishin gjuajt me pushkë nga Seishtat e ata kishin ikur pa kapuqa se kapuqat iu kishin mbetur në livadhe e kishin shkua te Kadri Minushi në Damanek e ai iu kishte pre dashin.

Po as Damaneki nuk pau kurrfarë hajri prej tyre, edhe pse i ndihmuan partizanët e iu dhanë bukë sikur Turjaka që i gjuajti me pushkë.

Po kjo është e çuditshme se si Syla u mashtrua dhe shkoj partizanë. Ndoshta pse iu besoj oficerëve shqiptarë nga Shqipëria, iu bashkua aradhave partizane për të cilat edhe sot pas më shumë se 70 vjet nuk dihet se a është gjallë dhe ku është.

Pas vdekjes së vajzës së vetme të Sylës që vdiç në Turjakë, u bë edhe më e paqartë se çka në të vërtetë është për ti besuar e çka jo.

Sanija, tiransja e vogël kishte shumë letra por një ditë, njëra nga mbesat që i kishte letrat, i kishte marrë me vehte letrat në shtëpinë e saj, në Panorc e atje paska harrua vendin ku i ka lënë.

Në Turjakë paskan mbetur vetëm disa letra të tiranses që ia kishte dërgua Sylës.

Janë biseda e letra, përgjigje të letrave e bisedave të Sylës por që ato tash për tash janë të humbura prandaj edhe letrat janë gjysmake.

Qe disa nga letrat dhe bisedat të shkëputura, ashtu qysh i gjeta:

Po, ngadale dhe si qe te te kisha me shume ty. E une te puthja, te puthi e dua! Po… por pastaj ti doje te ngriheshe, te ikje ne fshat e te flisje me te tjere. E une te prisja atje ne dhome. Ku eshte Syla im tani? Pse nuk po vjen, vetem per pak?

”As ne Turjake e as ne Tirane Sylo Jo, jo! Ty nuk te ndahem. Mund te bisedoj me katundaret e mi, por ti ke me qene aty Po, une dua te jem kudo me ty. Pa ty e sidomos me ardhur ti te une, nuk e beje per as nje cmim, me e lene turjakasin vete, JO. Sa i mire që je nuk me le vetem… Prandaj edhe te dua e te puthi dhe me duket pake, TE HA!

E Sulo te beje pak pushim Edhe tash por, …. eshte aty …. eshte si kuçedra tek Uji. Uji i duhet tere qytetit dhe e mban … me kujdes hyrjen.

Sulo, a të kujtohet kur ishim ne Prizren?

Ti me kenaq. Une flas cka kam ndie, perjetua e pare Sulo …ti je i papare Nuk ka si ti.

Nuk me ka interesua te shikoj extraktin e lindjes apo … lejen e njoftimit, o Sulo, do te te ha me keto që me shkruan ”Ti je per mua nje vajze e virgjer dhe sa here që të takoj ty, mendoj se eshte hera e pare e të dua !.

Mua me tha doktoresha … A ke lindur ti ? E une qesha shume se i thashe qe jo vetem aq por … kam …. Ndeja me ty eshte e paimagjinueshme. Dukesh si e virgjer”.  Sulo…ty te merr malli prandaj dua qe te me lejosh e te puth sa te dua …. te kembet e tua … deri sa te me merr gjumi. ”Nuk” dua te kem as …vec te puthi Sulo. ”Po, me merr malli per ty, nuk e mohoj por dua te puthi ty, nuk dua tjeter, e beson ti? -E besoj! Jo tiranse , mos me beso! Une dua me shume.

Po tani u bera si ure …”

 Sulo, dua te jem aty me ty.

Te dua o Sulo….te deshiroj … shumë të mira!

Shko Sulo, se dua te beje edhe une nje dush se jam …. djersitur. Dua te rri aty ngjitur me ty, para teje, perballe teje e poshte teje, kudo.

Shko Sulo!

Vazhdon

P. S. E ndërpreva pasi që ishin gjetur edhe disa letra të tjera por nuk dihet e janë edhe të Sulo turjakasit apo veç të tiranses.

Suedi

Malmö, 5 janar 2019