SHKH “Salih Çekaj”, humanitet dhe atdhedashuri në vepër

20.12.2017 00:07:12

Shoqata Kulturore Humanitare“ Sali Çekaj“ me 16.12.2017 në Büron të Lucernit (Zvicër), në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional (i shtati më radhë) të Darkës së Lamës.

Kësaj radhe, edhe salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve për rreth, si Gjermania, Austria, Italia, etj.

Nën simbolikën e Darkës së Lamës, këtij evenimenti të lashtë të traditës tonë mijëravjeçare, të ripërtërirë në vitin 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova, Shoqata Humanitare“ Sali Çekaj e përmbylli aktivitetin e saj vjetor me një program të pasur kulturoro-artistik.
Ky manifestim kulturor u hap me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij dardan nën tingujt e Violinës, ekzekutuar për mrekulli nga vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi.

Pas intonimit të hymneve, moderatori Qamil Çekaj e hapi programin me përshendetje dhe falenderim drejtuar të gjithë pjesmarrësve në këtë aktivitet. Në mënyrë të veqantë moderatori përshendeti mysafirët; Jahir Maleta (kryetar i këshillit koordinator të oficierëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, udhëhequr nga kol. Ahmet Krasniqi), Abaz Fejzullahu (kryetar i intelektualëve shqiptar në Zvicër, veprimtarin Reshat Murati nga Gjermania, publicistin Florim Zeqa nga Italia, Naim Miftari (oficier i lartë i G02-it), Arbër Gashi (sekretar i Ballit Kombëtar) dhe Haki Latifin (ish kryetar i degës së LDK-së-Zvicër).

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Sali Çekaj“, zotin Saim Tahiraj i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Pas fjalës së kryetarit Saim Tahiraj, në skenë përseri u paraqitën vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi, kësaj radhe me këngën për heroin kombëtar Sali Çekaj, e cila u përcjellë me emocione të papërshkruara nga të pranishmit në sallë.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkatari Lush Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve të shoqatës dhe antarësisë së gjërë të saj.

Në fakt, transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë të gjatë veprimi. Ishin shifrat e larta të mjeteve financiare që treguan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me krenari mbanë emrin e heroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit Ibrahim Rugova.

Vargu i gjatë i donatorëve i zbërthyer në shifra është ky; për vitin 2017-të janë grumbulluar dhe shpërndarë nevojtarëve në Kosovë dhe viset tjera kombëtare 201 433.- CHF dhe 16.904.EURO.

Në fund, për këto shuma të grumbulluara, arkatari Lush Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.
Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me antarësinë shoqatës, drejtuar nga ushtari besnik i Ibrahim Rugovës, zoti Saim Tahiraj.

Momenti ndarjes së mirënjohjeve dhe dhuratave e dëshmoi krijimin e lidhjeve të fuqishme vëllazërore mes kryesisë së shoqatës, donatorëve dhe përfituesve të ndihmave.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë.

Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Më pas moderatori Qamil Çekaj, për një fjalë përshendetëse e ftoi mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, publicistin Florim Zeqa, i ardhur enkas nga Italia në këtë aktivitet kulturorë.

Pas fjalës përshendetëse të z. Zeqa, radha i erdhi momenti më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat, gratë dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina popullore shqiptare.

Pjesa e dyte e programit artistik fillojë me këngëtarët profesionist Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve popullore shqiptare, të shoqëruar me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vllëzërve dhe motrave dardane.

Bashkimi i grupit të burrave rreth sofres së bekuar dardane, e kishte simbolikën e unifikimit të gjakut të pastër dardan, bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Pas uljes në sofër të burrave, i pari këngës ia filloj anëtari i kryesisë së shoqatës Qamil Çekaj me vokalin e embël prej këngëtari, për t’iu lënë radhën këngëtarëve profesionist Sami e Avni Alimusaj, të cilët u kënduan dëshmorëve të lirisë; Sali Çekaj, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Rrustem Bruqi dhe presidentit historik Ibrahim Rugova të shoqëruar në këndim të përbashkët nga burrat e tubuar rreth sofrës së bekuar dardane, të shndërruar në një shpërthim të vërtetë të frymës së pastër rugoviane.

Zoti e bekoftë arkitektin e shtetit tonë – Republikës së Kosovës, presidentin historik Ibrahim Rugova!