Messi i do të gjitha, El Clasicon dhe Botërorin

20.12.2017 00:39:31

Lionel Messi kërkon fitoren në El Clasico. E përditshmja spanjolle Marca, organizoi ceremoninë e dhënies së çmimit Alfredo Di Stefano. Ky trofe iu akordua sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi Argjentinasi krahas kënaqësisë së fitimit të këtij çmimi individual i pesti për 30-vjeçarin, foli edhe për superpërballjen, Barcelona-Real Madrid.

“Nuk është në prioritetet e mia fitimi i sa më shumë trofeve individual. Unë jam pjesë e Barcelonës dhe kemi synime të njëjta. Të luftojmë si për kampionatin,Champions League, Kupën e Mbretit apo çdo trofe tjetër ku ne jemi pjesëmarrës. Nëse pas këtij momenti vijnë dhe çmimet individuale aq më mirë, por nuk është ky prioriteti im. Për sa i përket takimit me Realin e Madridit, sigurisht që për ne do të ishte shumë mirë nese do të fitonim, pasi do të na jepte akoma edhe më shumë mundësi për t’u shkëputur në renditje. Përtej çdo rezultati na presin edhe shumë ndeshje të tjera,sepse kampionati nuk përfundon në sfidën me Realin, por do të ishte mirë arritja e një rezultati pozitiv për t’i shijuar akoma edhe më shumë Krishtlindjet.

Më pas Lionel Messi u ndal të fliste edhe për kampionatin Botëror Rusi 2018. Numri 10 i katalansve u shpreh se ëndrra e tij është të luajë një finale dhe këtë herë  kombëtarja e Argjentinës të ketë fatin për ta fituar.

“Shpresoj të luaj sërish një finale Botërori dhe të kem fatin ta fitoj atë. Prioriteti i Argjentinës është të përmirësohemi sepse jemi në një moment disi delikat, më pas gjatë rrugës të shohim se si do të ecin gjërat, por të luajmë sërish në një finale do të ishte diçka më të vërtetë e jashtëzakonshme.”