Ramush Haradinaj ua dorëzon Thaçit e Veselit raportin 100-ditor të punës së Qeverisë

20.12.2017 10:37:54

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i dorëzon sot në orën 12:00 raportin 100-ditor të punës së Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa duke filluar nga ora 13:00, Haradinaj  këtë raport ia dorëzon edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilin pas takimit do të ketë konferencë për media.