Zyrtare: Silva vazhdon kontratën me PSG

22.12.2016 18:12:52

Thiago Silva ka vazhduar kontratën me PSG deri në qershor të vitit 2020

Faqja zyrtare e PSG-s ka njoftuar se kapiteni i skuadrës Thiago Silva ka zgjatur kontratën e tij edhe për tre edicione të tjera, apo deri në vitin 2020.

Lojtari kishte kontratë deri në fund të këtij edicion, por pavarësisht interesimit të shumë skuadrave të mëdha, ai vendosi që të mbetet në Paris.

“PSG është e lumtur të ju njoftojë se Thiago Silva ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e PSG’së.