Ja pse më 25 dhjetor do evakuohen 54 mijë njerëz në Gjermani

22.12.2016 18:23:42

Autoritetet në qytetin gjerman Augsburg ka planifikuar evakuimin e 50.000 njerëzve nga qendra e qytetit më 25 dhjetor për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba e rëndë 3.8 tonë prodhim britanik është gjetur gjatë punës ndërtimore. Çaktivizimi do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Ky do të jetë evakuimi më i madh pas luftës në Gjermani për shkak të bombave të pashpërthyera, shkruan Der Spiegel, transmeton lajmi.net.

Në Koblenz në vitin 2011, ishin evakuuar 45.000 banorë, kujton BBC.

Evakuimi do të fillojë nga ora 8:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri në mbrëmje.

32 mijë familje do të largohen prej një rreze 1,5 kilometra nga vendi ku u gjet bomba.

Të evakuarit do të vendosen në shkolla dhe salla sportive.