Tre persona pësuan lëndime si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pranë një stacioni treni në qytetin Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, supozohet se bëhet fjalë për një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore.
Siç thuhet më tej, gjatë shpimit, punëtorët e ndërtimit hasën në një mjet shpërthyes 250 kilogramësh të fshehur në tokë.
Sipas njoftimit nga policia thuhet se shpërthimi pasoi një zhurmë të fort pranë Donnersbergerbrucke, më pas është formuar një kolonë tymi.