Makina futet në mes të turmës, 5 të vdekur e 40 të plagosur gjatë paradës në SHBA, autori një reper

22.11.2021 11:35:04

Pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën, duke përfshirë 12 fëmijë, kur një makinë mori përpara duke përplasur një turmë me njerëz që po ndiqnin një paradë tradicionale të Krishtlindjeve në Wokessa (Waukesha), Wisconsin.

Një makinë goditi turmën në një parakalim Krishtlindjesh në Waukesha, Wisconsin, të dielën. Shefi i policisë në Waukesha, Dan Thompson, tha se një person ndodhet tashmë në paraburgim dhe një makinë është gjetur pas incidentit në qytet, rreth 32 kilometra në perëndim të Milwaukee.

“Tani mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur”, shkroi Departamenti i Policisë në Waukesha në llogarinë e tij në Facebook. “Megjithatë, këta numra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë. Shumë njerëz janë dërguar në spitalet e zonës”.

Videot e frikshme të postuara në mediat sociale tregojnë momentin kur makina përplas grupin e njerëzve, rreth 30 milje në perëndim të Milwaukee. Policia ka arrestuar një person, por nuk besojnë se shoferi ishte i armatosur.