Në Shtërpcë, arrestohet 46-vjeçari, i cili tenton të hyje pa arsye në stacionin policor

22.11.2021 11:41:34

Tentoi të hyjë pa arsye në stacionin Policor në Shtërpcë, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e së dielës një person me inicialet D.S., pasi i njëjti ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsye, duke penguar në kryerje të detyrës dhe ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.

Në një komunikatë për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt bëhet e ditur se 46-vjeçari D.S. pasi është testuar me alkool test , ka rezultuar se ishte i dehur me 2.51 promila.

I njëjti me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.