Ambasadori O’Conell hap bashkëbisedimin e tij me qytetarët

19.08.2016 12:06:11

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Conell ka paralajmëruar para pak minutave fillimin e bashkëbisedimit të tij me qytetarët e Kosovës.

Ai këtë paralajmërim e bëri në tri gjuhë si edhe herët e kaluara, teksa ka përkujtuar që nuk duhet përdorur gjuhë fyese.

Ambasadori O’Conell sigurisht do i përgjigjet pyetjeve të ndryshme që do ti bëhen nga këta të fundit.