Ambasadori i Kosovës në Austri tregon a ka kosovarë të lënduar

03.11.2020 01:08:04

Ambasadori i Republikës se Kosovës në Vjenë Lulzim Pllana thotë se nuk kanë informacione se ndonjë qytetarë i Kosovës ka pësuar në sulmin terrorist në Vjenë.

Duke folur në emisionin ‘DPT në T7, ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet në publik.

“Informata të hollësishme nuk ka. Ne bazohemi në informatat e policisë. Nuk kemi informata që ka qytetarë tonë të prekur nga ky akt qyqarë. Bëjmë thirrje për kujdes, të mos dalin në rrugë, të evitojnë vendet publike dhe transportin publik’, tha ambasadori Pllana.

Ai tha se të gjitha ata që kanë nevojë për ndihmë të çfarëdolloji mund të lajmërohen në numrat e telefonit që kjo ambasadë ka vënë në dispozicion.

“Në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon: +43 676 7861865”.

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të paktën gjashtë lokacione të sulmeve terroriste në kryeqytetin austriak.