Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur sot takim koordinues për dialogun, Kosovë-Serbi.
Të ftuar në këtë takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, raporton lajmi.net.
Përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të tjerët tani janë prezentë në sallën e takimeve.
Të pranishëm janë edhe ambasadorët e QUINTIT.