Ndërron jetë këmbësori që u aksidentua në Malishevë

27.12.2018 11:00:11

Ka ndërruar jetë dje këmbësori që ishte aksidentuar një ditë më parë në fsatin Dragobil të Malishevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë dje këmbësori që ishte aksidentuar më 26 dhjetor të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, viktima nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra dhe ka ndërruar jetë dje në QKUK. Dje në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është proceduar dhe po hetohet nga Polica dhe siç bëhet e ditur vozitësi ende nuk është identifikuar nga Policia.