Konflikti për pronën, 58-vjeçari plagos me automatik ish-kryetarin e fshatit

03.04.2018 13:52:22

Një konflikt pronësie ka përfunduar me plagosjen e ish-kryetarit të fshatit Rehovë në Poliçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të paradites së sotme.

Shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin  në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  dhe arma tip automatik model 56. Ndërkohë i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.