Plagoset një 50 vjeçar në Vlorë

01.05.2017 20:55:55
Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë të Vlorës pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar, shkruan Lapsi.