Sistemi THAAD është operacional

01.05.2017 20:48:42

Komandanti amerikan për rajonin e Azi-Paqësorit, njoftoi sot se sistemi raketor i mbrojtjes THAAD, i cili është vendosur në Korenë e Jugut, është bërë operacional.

Vendosja e këtij sistemi raketor, që ka për qellim mbrojtjen nga sulmet e mundshme koreano-veriore, ka zemëruar Pekinin zyrtar.

Zyrtarët e sigurisë amerikanë, kanë bërë të ditur më parë se i njëjti sistem mbrojtës duhet të jetë i vendosur edhe në Hawaii