Policia e EULEX-it shpëton të riun nga mbytja në liqenin e Rugovës

25.08.2021 09:43:14

 

Policia e EULEX-it i ka shpëtuar jetën një të riu në liqenin Leqinat të Rugovës.

Në një njoftim në faqen zyrtare, EULEX thotë se ata reaguan në momentin që e panë atë duke thirrur për ndihmë.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NJSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”.