Tentuan të përdhunojnë 22-vjeçaren, shpallen në kërkim 2 të rinj nga Laçi

26.12.2016 18:01:09

Dy të rinj nga Laçi kanë tentuar të përdhunojnë një 22-vjeçare në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur dje në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet, ky dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç kanë marrë me forcë në makinën e tyre shtetasen me iniciale F.L. 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pasi e kanë futur në makinë, dy të rinjtë kanë tentuar ta përdhunojnë të renë, por fatmirësisht njerëz që kanë dëgjuar thirrjet dhe britmat e saj kanë njoftuar policinë.

Dy laçianët më pas janë detyruar ta lënë të lirë vajzën dhe janë larguar, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.