Shqiperi/ Sherri banal, i riu masakron me thikë babë e bir në Krujë

28.08.2021 12:27:12

Babë e bir kanë mbetur të plagosur pasi janë sulmuar me thikë ditën e djeshme nga një 21-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orën 18:00, në fshatin Zezë të Krujës.

Autori i krimit të rëndë, shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, vijon të jetë ende në arrati.

“Shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir). Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.