Uran Ismaili: Bashkë e ndalëm PZHK-në, fitoi Prishtina që na bashkon!

27.08.2021 12:08:24

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se sot dështoi tentimi i gabuar i Komunës që ta miratoj Planin Zhvillimor Komunal, që përcakton zhvillimin e kryeqyrtetit për tetë vitet e ardhshme.

Me këtë rast, Ismaili ka thënë se pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve të tyre  publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, PZHK është ndalur sot.

Lexoni reagimin e plotë:

PZHK nuk kaloi, fitoi Prishtina që na bashkon!

Dy muaj para zgjedhjeve lokale, qeverisja aktuale e Prishtinës tentoi ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal që e përcakton zhvillimin e Prishtinës për tetë vitet e ardhshme.

Mirëpo, pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve tona publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, PZHK është ndalur sot.

U dëshmua edhe njëherë se kur bëhemi bashkë për të mirën e qytetit asnjë plan e praktikë e dëmshme për Prishtinën nuk mund të kalojë.