Mustafa: Nëse ne kemi besim te Kurti për kryeministër, pse LVV të mos ketë besim tek ne për presidentin

16.12.2019 17:03:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar sërish për bisedimet që po i zhvillojnë më Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mustafa para mediave ka thënë se sa i përket postit të presidentit është çështje e mirëbesimit mes dy partive, dhe se LVV duhet t’i besojë kësaj partie për pozitën e presidentit.

“Çështja e presidentit mendojmë se është parimore, dhe është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh më mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë dhe asnjëra të mos del super e fuqishme nga ky koalicion. Ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani, dhe kur i vjen koha organet e LDK-së do ta bëjnë publik edhe emrin për president. Nëse ne kemi besim si LDK që ta votojmë z.Kurti për kryeministër, atëherë presim që një besim të tillë duhet ta ketë edhe partneri jonë ndaj LDK-së, por nuk dyshojmë për këtë”. ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë konferencës për media (Foto:Rdivan Slivova)

Mustafa ka theksuar se për sot nuk kanë caktuar takim.

“Për takime merremi vesh drejtpërdrejt unë dhe z.Kurti, dhe do të jemi transparent ndaj jush”, tha Mustafa para mediave.