Mendova…/ vargje nga Aferdita Gashi

25.08.2021 09:36:36
Mendova…
Me mall shumë dhe dëshirë,
Shkela vendin , ku kam lind,
Aty ku zemra më rreh mirë,
ku kam gjak e ku kam prind.
Shkela tokë e shkela shkrepa,
si e huaj ndihem unë,
ku janë vallë këta njerëz ,
ku janë vallë,ku kanë humb?
Mora rrugën unë tej,
Te dy varre pranë e pranë,
I mbërtheva me lot vaj,
ku kam babë e ku kam nënë?
Fjalët me lot i mbulova,
shuaja mallin e madh në zemër,
dhe tani unë e kuptova,
dashuria ka një emër.
Prindërit janë dashuria,
që askush ta jep në botë,
lumturia janë fëmija,
me ta zemra për ty plot