Djali nga Malisheva e rrah nënën e bën për spital

01.05.2019 10:38:15
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar në Malishevë një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.