Vrasja e Artan Cukut, policia publikon pamje të autorit

14.04.2017 13:18:26

Policia e Tiranës ka publikuar pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, ngjarje e ndodhur më 8 prill.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin.Ndërkaq, policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin, duke konktaktuar në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre./ Top Channel