​Hamza: Kurti po e shpërfill SHBA-në

11.03.2020 16:24:18

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka arsyetuar mbajtjen e seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me shpërfilljet e kryeministrit Kurti karshi kërkesave të SHBA-së për heqjen e taksës.

Ai tha se PDK i sheh serioze paralajmërimet e fundit amerikane për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore.

“Duke u bazuar në sjelljet dhe veprimet shpërfillëse të kryeministrit Albin Kurti në raport me këshillat miqësore të SHBA-së për krijimin e kushteve institucionale, duke u bazuar në mesazhet dhe thirrjet e qarta diplomatike që të veprohet pa vonesë me qëllim që Kosova t’i hapë rrugë dialogut me Serbinë, nën mbështetjen e lidershipit të Amerikës, GP i PDK-së i merr me shqetësim paralajmërimet e fundit për Kosovën nga Amerika për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimo re si shkak i shpërfilljes së kryeministrit. GP i PDK-së i mbështetur nga grupet e tjera parlamentare konsideron, se Kosova në fazën përfundimtare të dialogut, duhet ta zhvillojë në bashkëveprim me Amerikën dhe BE-në”, tha Hamza. 

Hamza tha se PDK i merr me shqetësim paralajmërimet e fundit për Kosovën nga SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore qindra-miliona dollarë.

“Republika e Kosovës në fazën vijuese përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë në koordinim dhe bashkërendim të ngushtë me aleatët perëndimorë, SHBA-të, BE-në, në mënyrë që përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave kombëtare në kët ë proces të jetë në vijimësi të kontributit të partnerëve strategjik sikur në fazën e luftës për liri, shtet-krijimin dhe konsolidimin e tij, po ashtu edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Përcaktimi i orientimit gjeostrategjik të Kosovës përfundimisht është vendosur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2018, ku mes tjerash përcaktohet miqësia e përjetshme me SHBA dhe një miqësi nuk duhet lejuar të cenohet nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.