​Hoti për PSD-në: Kosova nuk mund të përfaqësohet me partitë që mbajnë mandat të huaj

15.12.2018 21:56:52

Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se platforma për dialog është vetëm Kushtetuta, ndërkaq ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.

Hoti nuk është pajtuar me PSD-në, si pjesë e delegacionit pasi ka thënë se Kosova nuk mund të përfaqësohet me partitë me mandat të huaj.

“Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me këso ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja. LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në, partine më mbështetjen më të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush”, ka shkruar Hoti.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në muajin shtator ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator, ndërkaq se fundmi është përfolur se Shpend Ahmeti mund të jetë bashkëkryesues i ekipit negociues, së bashku me Fatmir Limajn.

Në seancën që është mbajtur të shtunën nuk kanë marrë pjesë subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje