​Kadriaj: Qeveria e VV-së Kosovën e ktheu në lypsare të Serbisë

18.04.2020 15:04:40

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në detyrë, që ka pranuar 1,000 teste për virusin Korona si donacion nga Serbia.

Ajo ka thënë se udhëheqësit e kësaj qeverie, që premtonin bashkim me Shqipërinë, e kthyen Kosovën në një lypsare të Serbisë.

Kadriaj ka thënë se është e dhimbshme nënçmimi që po ia bëjnë Kosovës me këtë qasje.

Ajo u ka drejtuar një pyetje zyrtarëve të VV-së.

“A pyetët në Shqipëri paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, ka qenë pyetja e saj.

Ky është reagimi i plotë i deputetes:

Shihni se si ndryshohen por edhe ruhen idealet me sukses Prej bashkimit me Shqipërinë e kthyen Kosovën në lypsar të Serbisë. Thanë mungesës sonë me teste, Serbia i’u përgjigj pozitivisht – pranuam 1000 teste për COVID-19, donacione serbe. E tmerrshme dhe e dhimbshme çfarë nënçmimi i’a bënë Kosovës. A duh et të mbajë dikush përgjegjësi për këtë aranzhim nënshtrues, përfshirë ata që dështuan në furnizime paraprake dhe sigurimin e këtyre testeve qoftë me blerje apo donacione nga shtete që e njohin Kosovën.

A pyetët në Shqipëri paraprakisht, apo drejt e në Serbi?! Pa i provu i pari Albin Kurti, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Sami Kurteshi…në LVV këto teste serbe, bashkë me dhjetëra ‘patriotë’ brenda partisë së tyre. I kisha sygjeru gjithësecilit shqiptar të Kosovës me e refuzu përdorimin e tyre. Le t’ia nisin ma së pari këta ‘patriota’ në LVV t’i provojnë këto teste serbe e masandej t’i aplikojnë në qytetarë të Kosoves. Edhe ashtu, po besoj se një pjesë të LVV do t’i shpenzojnë për testime, se jane mbushur plot e përplot neojugosllavë e jugonostalgjikë. Mashtrues, plus dështak. Marre ju qoftë!