Avokati Arianit Koci ka propozuar që partitë politke në Kosovë të jetë të unifikuara dha ta votojnë demarkacionin, edhe pa përkrahjen e Listës Serbe.
Postimi i Kocit në Facebook:
Shpallja e pavarësisë është bërë pa serbët, pë shkak se kemi qenë unik! Shpresoj që i kemi votat për demarkacion, edhe pa Listën Serbe. Indikacionet janë që kjo listë do të tentoj të përfitoj maksimalisht, në kēmbim të votës. Natyrisht, çdo grup parlamentar ka të drejtë që strategjikisht dhe politikisht t’a orientoj votën. Por, është koha e fundit që ky grup parlamentar t’a kuptoj që Kosova është edhe shteti i tyre, dhe se ne – shumica, nuk mundemi vazhdimisht me qenë peng i interesave të tyre politike. Bllokadat e tilla, nuk e pasqyrojnë demokracinë e mirëfilltë. Në fund të fundit, Kosova është shteti i vetëm i yni. I mirë e i keq. Prandaj, të punojmë të gjithë që t’a krijojmë një ambient demokratik për jetesë. E grupet poltike me ambicie që ta bllokojnë të ardhmen tonë, duhet defaktorizuar politikisht. Sidoqoftë, shpallja e pavarësisë është bërë pa serbët (Povratak), për shkak se kemi qenë unik!