​Kurti-Risi diskutojnë implikimet e sigurisë rreth koronavirusit

18.03.2020 21:56:50

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi për të diskutuar në lidhje me implikimet e sigurisë rreth përhapjes së COVID-19.

Komandanti Risi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it.

Ai mirëpriti shkëmbimin e informatave në mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu përgëzoi qasjen e vazhdueshme të koordinuar të këtyre autoriteteve për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajor Risi u dakorduan që të mbeten në komunikim të rregullt gjatë ditëve e javëve në vijim.