Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.
Të zemëruar nga një vendim i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk kishin mbajtur maska e nuk e kishin respektuar as distancimin social, aktivistët i kishin shtuar përpjekjet për grumbullime masive këtë fundjavë.
Me lejimin e tyre, gjykata praktikisht I doli kundër ministrit të brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili kërkoi që protesta të mos zhvillohej duke ngritur shqetësime lidhur me përhapjen e koronavirusit.
Deri më tani Gjermania e ka menaxhuar pandeminë më mirë se shtete të tjera evropiane e kjo falë testimeve rigoroze. Javët e fundit megjithatë, edhe ky vend shënoi rritje të rasteve të reja, ashtu si mjaft shtete të tjera të botës.