​Tahiri: Tani shumica absolute e qytetarëve në Vushtrri po mbajnë maskë

14.07.2020 17:20:08

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i është bashkuar sot ekipit të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal për të shpërndarë maska falas për qytetarët e Vushtrrisë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën komunale, ai ka deklaruar se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë sot po bartin maska.

Njoftimi i plotë:

I jam bashkuar sot Dritës dhe ekipit të rinjve të KVRL Vushtrri për të shpërndarë maska ? falas për qytetarët e Vushtrrisë.

Tani shumica apsolute e qytetarëve po mbajnë maskë sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj.
Pra me mbajtë maskë nuk është marre, por shpëton jetë.