​Zbulohen letrat e Nënë Terezës, shkrimi në gjuhën shqipe – kujdesi për të vobektit dhe kombin

05.09.2020 22:07:53

Në katër vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës janë publikuar tre dorëshkrime të saj. Përmes tyre hidhet dritë mbi lidhjen e saj me mëmëdheun por dhe në angazhimin në ndihmë të shtresave në nevojë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit dhe Qendra për Hapje dhe Dialog COD ekspozojnë për publikun shqiptar tre letra të shenjtores shqiptare Anjeze Gonxhe Bojaxhi.

Letrat janë pjesë e letërkëmbimit të saj me presidentin e fundit Komunist të Shqipërisë Ramiz Alia dhe datojnë në tetorin e vitit 1989.

Letrat janë zbuluar vetëm para pak ditësh në fondit e arkivit të shtetit dhe menjëherë pasi është konfirmuar autenticiteti janë ekspozuar për publikun.

Tri letrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar, rrëfejnë përmes fjalës së kujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shenjtores shqiptare, këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfrit, të vobektët por edhe për kombin pjesë e së cilit ishte origjina e saj.

Ky shkrim në gjuhën shqipe hedh poshtë çdo pikëpyetje të ngritur nga studiuesit nëse Nënë Tereza ka shkruar apo jo në gjuhën shqipe

Letra e fundit dërguar udhëheqësit komunist Alia, Nënë Tereza i mbyll me fjalët:

Unë do të lutem shumë për ju

Zoti qoftë me ju…