Sinan Kastrati: O mileti i Kosovës, Kosova u nda

01.02.2019 12:05:43

Eh, kështu e ka kjo puna e “atdhetarëve”, herë ngriten e me zbrit, nuk duan, i zbresin të tjerët. Mjerisht, në Kosovë kjo nuk ndodhi. Së pakut jo Hashimit dhe bandave vrasëse të të ashtuquajtur “Shtab i UÇK-së”

Dhe po lexoja e mu kujtua Ali Pashë Gucia. Duke e kërkua një këngë ndër këngët më të mira të trimërisë, pash se një analfabet me fakultet, e kishte postua këngën e Ali Pashës, si “Ali Pasha, Pasha i Zi”, duhet të ishte “… Pasha i Ri”, por nga “urrejtja” që kishte për pashallarët, edhe Ali Pashën e quan të “zi”. Ai, nuk di kush ai, harronte se edhe Gjergj Kastrioti ishe BEG.

Dhe fillova ta dëgjoj këngën me kujdes.

“Ali pasha, pasha, pasha i ri,

Qysh um preve në qarshi

Ty shka t`bâna mare Haxhi? 1*)  

Kum fol mirë gjithmon për ty,

Fola mirë, sukur per djal`”

Zytyn Pashë, Zoti mas e dhasht,

Paske pas naj taksirat,

Taksirat, taksirat të zi,

Ty t`ka vra qaj axhami,

Adem Goska, qet allti.

…..”

Dhe vërtetë, kush e vrau Ali Pashë Gucinë në Pejë?

Thuhet se Sylejman Qantiqi i Rahavecit e ka marrë gjakun e Ali Pashës e Hanmi i Pashës, si shpërblim  ia ka dhënë një shami me dukat.

Dje pasdreke, në mbrëmje e natën mora shumë “mesazhe” e letra për, gjoja një projekt për ndarjen e Kosovës. Zoti nuk rrèh, nuk i besova por duke parë përpëlitjest e Hashimit që nuk po i zihet vendi, vend ma mbushi mendjen se diçka të vërtetë ka. Mandej, duke u bazua në të kaluarën e Hashimit, të gjitha të bâmat e Hashimit flasin për mashtrime, rrena e tradhti, në dëm të Kosovës.

Ato fillojnë qysh si nxënës e student, si falsifikator e rrenc i madh. Më vonë, “veprimtaria patriotike” e Hashiit, pasurohet duke i kërcnua e vrarë shokët e vetë, cimerin Ali Ukaj.

Ajo “veprimtari e pistë” trashet e fryhet në kohën e “luftës” dhe më vonë, pas “çlirimit” me fjalimin “para popullit” në Mitrovicë, që shkoi nën përcjelljen e KFOR-it francez.

Për Hashimin filluan të tregohen legjenda e të këndohen kåenge.

Por e verteta ishte krejt ndryshe.

Kështu do të shprehej Gazmend Islami: “Thaçit është i implikuar në  këto vrasje, që nga Ali Uka e deri me Xhemajl Mustafa”

Se është i akuzuar Hashimi për vepra penale, ajo dihet por a do të ketë drejtësi ndonjëherë në Kosovë që edhe Hashimi të gjykohet?

Ali Uka u vra se kritikonte cimerin Hashim Thaçi, Ilir Konushevci se dekonspiroi Xhavit Halitin se po i shiste armët e UÇK-së, shkruante Rasim Bebo.

Prandaj Hashimi e ndërroj taktikën, si ujku (qeni) qimen: Ai I afroj  ngat vetes të gjitha viktimat, që nga … Gjergj Dedaj, tash ambasador e deri te …  Veli Bytyqi. “Një nga historitë më të përfolura në media pas përfundimit të luftës, është edhe ajo e ndodhur në shtator të vitit 1998, kur një grup i politikanëve shqiptarë nga Prishtina, ishin nisur drejt Qirez të Skenderajt dhe ishin ndalur nga ushtarët e UÇK-së. Aty besohet se ka qenë edhe Hashim Thaçi nga ana e UÇK-së dhe Veli Bytyqi nga ana e politikanëve.

Përderisa storja nuk është sqaruar asnjëherë, Thaçi dhe Bytyqi do të punojnë në një zyrë 18 vite pas kësaj historie” shkruante Insajderi.

Por të dalim te ”korrigjimi” që sipas Hashimit Kosovës do ti bashkohen edhe tri komunat jugore te Serbisë apo ato të Kosovës Veriore, Preshava, Bujanovci dhe Medvegja.

-A I beson kush këti “njeriu”?

-Po! Hashimi ka “njerëz” që I besojnë. E ata, sipas mendimit tim janë pikërisht një pjesë e ish “luftëtarëve” të rrejshëm të uçk-së dhe (ish) udhëhëqesit e tyre, si Faik Fazlia i Gradicës dhe “veteranet”, përndryshe do të kishin protestua së pakut me ndonjë “deklaratë për opinion”

Hashimi don me shkua deri në fund, don me e nda Kosovën.

Nata, thuhet nuk ka besë, e unë mora shumë “selame” për gjoja një projekt për ndarjen e Kosovës.

Ky projekt që po endet me shpejtësi, mjerisht, nëse është i vërtetë, atherë Kosova po humb afro 20% të teritorit.

Qe projekti të cilin po e prezentoj pa asnjë ndërhyerje:

DISA NGA OPCIONET E MUNDSHME TË MARRËVESHJES SË ARDHSHME KOSOVË-SERBI

  1. Presheva deri në Klenike i bashkohet Kosovës
  2. Kufiri vendoset afër Bilaçit
  3. Bujanoci merr STATUS SPECIAL si Special Distrikt
  4. Mitrovica merr status special si SPECIAL DISTRIKT
  5. Nga 6 deri 8 fshatra Medvegjës i bashkohen Kosovës
  6. Korridori 10 shpallet International “Protected Road”
  7. Liqeni Ujmani privatizohet për 99 vite ( Kompani Angleze ) dhe është me Status Special
  8. Trepça privatizohet për 99 vite ( Kompani amerikane , franceze , ruse dhe kineze ) dhe është me Status special .
  9. Kishat serbe fitojnë pavarësi dhe eksterritorr (si Hilandari në malin Atos- Greqi )
  10. Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi i bashkohen Serbisë.
  11. Reparacionet e Luftes FALEN ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  12. Kosova njihet nga Serbia me emrin Kosovo.
  13. Forcat e NATO-së marrin mandat 33 vjeçarë
  14. Baza Cepotin afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës
  15. Bondsteel në Sojevë behet Military Base ; Vlora bëhet Navy Base ; Kuçova bëhet Air Base …
  16. Firmoset Traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë në Uashington DC.
  17. Kjo marrëveshje mund të ndodhe brenda 6 muajsh, më 12 qershor 2019 firmoset kjo marrëveshje.

    Shpresoj që të mos janë të vërteta këto, e Ramushi festen e ditëlindjes së djalit e feston në ndërtesëne qeverisë, aty ku ai i mban mbledhjet, por sigurisht se aty është më lirë se në restorante e hotele.





    1* ) Dyshohet në njerëzit e Haxhi Zekës, e kanë vrarë vrarë Ali Pashë, thot kënga.



       https://youtu.be/nSStY0gTGT8

Malmö, 1 shkurt 2019