1 mijë e 87 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

06.12.2020 11:58:51

Ka shkuar në 1 mijë e 87 numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 42 mijë e 377 nga 151 mijë e 363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 mijë  e 620 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27 mijë e 821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 429.