100 mijë euro për informacionet që çojnë në arrestimin e Anis Omrit, terroristit të Berlinit

21.12.2016 19:24:10

Shërbimi Penal Federal i Gjermanisë, me urdhër të prokurorisë, dhe me mbështetjen e policisë provinciale ka kryer një kërkim intensiv për Anis Omrit, si dhe për informacion në lidhje me të do të shpërblehet.

Prokuroria ka njoftuar se do të ofroj shpërblim deri në 100,000 euro për informacionin që shpie në arrestimin e të dyshuarit për sulmin në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është lëshuar ​​urdhër arreste publik, ku për herë të parë përmendet emri i shumë kërkuar, një shtetas 24 vjeç i lindur në Tunizi.

Urdhër arresti publik thekson se shpërblimi prej 100,000 euro do të jepet për informacione që çojnë në arrestimin e Anis Omrit.