11 viktima dhe 185 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

20.06.2020 16:03:05

Po vazhdojnë statistikat shqetësuese të situatës me koronavirus nga Maqedoni  të Veriut.

Gjatë 24 orëve ët fundit janë kryer 1364 teste dhe janë regjistruar 185 raste të reja të të prekurve nga Covid-19 dhe atë: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1.

Kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.