110 vajza përfitojnë nga projekti “Gratë në Punë Online” (WOW)

14.02.2017 20:42:38

 

Faza e tretë e projektit “Gratë në Punë Online (WOW) filloj sot në një ceremoni të mbajtur në Komunën e Gjilanit. Përfituese të këtij projekti do të jenë 110 vajza, mosha 18-40 vjeçare në Komunën e Gjilanit dhe Prishtinës.

Drejtori i Misionit të USAID, James Hope , kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për implementimin e projektit.
Projekti ka të bëjë me trajnimin e grave dhe vajzave për të fituar shkathtësi praktike për të gjetur punë online.
Faza e parë WOW 1 dhe faza e dytë WOW 2 janë implementuar nga Banka Botërore ku më shumë se 150 gra të reja kanë përfunduar trajnimet në kuadër të pilot projektit Gratë në Punë në Internet (WOW), i mbështetur nga Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
“E falenderoj shumë për mbështetjen mikun e madh të Gjilanit, James Hope, pasi Gjilani është përfitues i këtij projekti, pas shumë projekteve të tjera, sikur edhe zëvendësministren Zogaj-Gashi për inicimin dhe përkushtimin që ky projekt të realizohet në Gjilan , është shprehur kryetari i Gjilanit z.Haziri.
Ndërsa Z.Zogaj me këtë rast tha”Zëvendësministre e kësaj ministrie, si ideatore dhe promotore e këtij projekti, dëshirojë që në emrin tim personal dhe të MZHE-së të falenderoj Ambasadorin amerikan në Kosovë, z.Greg Delawie dhe Drejtorin e Misionit të USAID në Kosovë , zotin James Hope, për përkrahjen me projektet e tyre që synojnë rritjen ekonomike dhe të punësimit, përforcimin e institucioneve si dhe të forcimit të kapitalit njerëzor dhe aftësimin e të rinjëve”.

Projekti do të financohet përmes Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), i cili e realizon projektin “Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore (AKT-LS)”,“EMPOWER” Sektori Privat në Kosovë” të USAID-it, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Gjilanit.