112 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 22 në gjendje të rëndë

27.11.2020 11:19:02

112 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga ky numër i përgjithshëm, dy pacientë janë në respirator teksa 87 janë në oksigjenoterapi.

20 nga pacientët me oksigjenoterapi janë në gjende më të rëndë.

Njoftimi i plotë:

8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 112 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678
analiza. 5 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe
167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 116 Rëntgen, 34 EHO dhe 17 CT-ja.