1147 bileta trafiku për një ditë

13.06.2018 10:53:12

1147 është numri i tiketave të trafikut të shqiptuara gjatë 24 orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.

Dje në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 29 aksidente, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 17 përfunduan me të lënduar, ndërsa 12 sosh pa të lënduar.

Sipas raportit policor janë arrestuar 19 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse një në vuajte të dënimit.